Teksa brenda kuvendit zhvillohet seanca plenare, jashtë dyerve të tij qëndrojnë qytetarët e Tiranës të cilët luajnë domino. Është kjo mënyra që ata kanë zgjedhur për të kaluar kohën e lirë pasi janë të papunë.
Rahman Sherifi tregon për Report Tv pse zgjedh të kalojë pjesën më të ditës duke luajtur domino përballë kuvendit.
“Loz te fusha, te fusha “Ali Demi” por ska vend ndonjëherë aty, këtu sikur lirohet ndonjë vend, dhe vij këtu e kaloj kohën, jo për ndonjë gje, me politikë nuk merrem, as nuk dua, politikë nuk jemi ne, poltikë bëjnë ato qe dinë më mirë sesa ne” tregon Rahmani.
Por sa mirëkuptohet 65-vjeçari nga bashkëshortja e tij?
/Shqiptarja.com

Unë i them vetë, me mirëkuptim, unë kam 45 vite martesë , i them gruas do dal të loz domino.
Kohën nga ora 10 deri në 4 Rahmani e shpenzon përditë në këtë mënyrë.
“Këtu dëfrehen, kaloj kohën, asnjë gjë tjëtër. Një jëtë është, jeta po mbaron avash-avash, atje kur të vemi tek varri skemi për të loz gjë më. Ska më atu as domino, asnjë lloj gjëje”, përfundon fjalën i moshuari.
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO