Shpenzuan 600 milionë euro në merkato, por ky sezon për Chelsean ishte një dështim total, me Blutë e Londrës që u renditën vetëm në vendin e 12-të dhe nuk do luajnë në Evropë. Largimi i Tuchel dhe zëvendësimi i tij me Potter nuk dha efekt në stol, me klubin që për muajt e fundit ia besoj drejtimin Lampard. As legjenda e klubit nuk mundi të nxjerrë nga bataku ekipin, teksa zyrtarisht nga sezoni i ri frenat e stolit do i marrë Mauricio Pochettino.
Argjentinasi ka në plan të largojë disa futbollistë, me Daily Mail që tregon edhe disa emra. Joao Felix dhe Zakaria nuk do blihen nga huazimi, ndërsa duket se Armando Broja është i paprekshëm, duke qenë se klubi beson te ai dhe i ka ofruar një kontratë deri në 2028, duke qenë produkt i Bluve.
Largime të sigurta konsiderohen edhe ato të Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic, Edouard Mendy e Callum Hudson-Odoi. Me valixhe në duar janë edhe Cesar Azpilicueta, Mateo Kovacic, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Loftus-Cheek e N’Golo Kante. Surprizë edhe largimi i Koulibaly.