Deputetin e PD Myslim Murrizi shumë njerëz e mbajnë mend para të gjithash për sherrin e tij me një polic në Lushnje, që bëri xhiron e rrjetit. Atëhere Murrizi ishte 100% në rrjetën e Berishës dhe Bashës dhe reagonte ndaj një polici, që kishte guxuar të kontrollonte dokumentat e tij në timonin e makinës, me të njejtën dhunë verbale, me të njejtat kërcënime, me të njejtën arrogancë të liderëve të partisë së tij. Ja si reagoi pas botimit te asaj videoje ne faqen e Shqiptarja.com: ''O funderrinat e fundit te shtypit enverist ne Shqiperi...Pyteni ate funderrinen e trafikut se ku me ka pare pa rrip???? Koha qe keta mund te na tregojne se na kane zape, si dhe ju o gazetare kopila ka sosur nje here e pergjithmone, edhe sikur baballaret debila te juajt te ngrihen nga varri...''.
Para dy ditesh Murrizi zgjodhi të mos pranojë urdhërin e “eprorëve politikë” të tij që të digjte mandatin dhe partia menjëherë e përjashtoi. Dhe këtu ndodhi metamorfoza. Murrizi, sikurse ka ndodhur me shumë ish-PD-istë të tjerë, të dalë nga rrjeta e partisë, u kthye në njeri normal. E kemi degjuar ne dhjetra intervista televizive ne keto 48 oret e fundit. Duket e pabesueshme se si tonet e tij janë tw ashpra por të qytetëruara, logjika në arsyetimet e tij i ka zënë vendin propagandës, dhuna verbale u zëvendësua nga pasioni politik. E, mbi të gjitha, ndershmëria intelektuale mbizotëroi mbi perden që Basha dhe Berisha hedhin mbi sytë e militantëve të tyre, duke i bërë të verbër dhe gënjeshtarë.
“Më vjen shumë neveri kur dëgjoj që flasin kundra blerjes së votës, ata që futën në sistem blerjen e saj”, thotë Murrizi, duke pranuar më në fund nga brenda PD-së atë që të gjithë jashtë saj e përsëritin prej vitesh: hajduti më i madh i votave nëpër zgjedhje ka qenë gjithnjë Sali Berisha dhe partia e tij.
Murrizi nuk është i vetmi. Të njejtën metamorfozë e kemi parë ndër vite në të gjithë ish-at e PD-së sapo janë bërë sërish të lirë nga zinxhirët ideologjikë që imponon ajo parti: nga Bamir Topi tek Eduard Selami, nga Astrit Patozi tek Ridvan Bode, etj.etj. Të gjithë më në fund të lirë të flasin, të diskutojnë, të debatojnë pa kërcënime, pa ofendime, pa vulgaritete, pa gënjeshtra. Si qytetarë normalë. Është kjo opozita që meriton ky vend, pasi vetëm një opozitë që denoncon pa gënjyer, që kritikon pa ofenduar dhe premton pa kërcënuar është një opozitë, e cila meriton me të vërtetë të vijë në pushtet.
Shkrim i teper i sakte
Përgjigju