Në kuadër të javës Çame, PDIU-ja ka përkujtuar sot në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 70-vjetorin e genocidit grek mbi çamët.
Kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizit tha se “Ne zgjodhëm Tiranën si kryeqytetin e kombit tonë dhe ndihem i privilegjuar që kauzën e baballaravë tanë e kemi shndrruar sot në një kauzë kombëtare,” – theksoi Idrizi.
Kreu i PDIU nuk ka lënë pa përmendur as aleancën me “VetëVendosjen” dhe kauzën e tyre të përbashkët Bashkimin Kombëtar.
“Kudo po flitet për çështjen Çame, 70-vjetori nuk është një përvjetor që mund të harrohet. E dimë se pa bashkim shqiptar do jemi më të dobët para fqinjëve, prandaj jemi aleatët më të fortë të “VetëVendosjes”, pasi ajo ishte partia e vetme që në këto zgjedhje e mbajti hapur çështjen e Bashkimit Kombëtar në zgjedhjet në Kosovë.”-tha ai duke shtuar se “Bashkimi Kombëtar është një detyrim jo vetëm Kushtetues, por një detyrim për të gjithë shqiptarët. Ne do e sinkronizojmë bashkimin me Kosovën me Bashkimin Evropian pasi brenda Evropës do të jemi të barabartë me Greqinë dhe Serbinë, brenda Evropës do të bëjmë drejtësi edhe për çështjen çame. Nuk mund të hyjmë si vasalë në BE, prandaj partia jonë dhe VV e kemi kuptuar se ne mund t’iu japim të paktën dinjitetin. Shumë shpejt do t’i kthehemi Çamërisë dhe do t’i gëzojmë pasuritë e prindërve tanë.
Albin Kurti: Ndihma e Kosovës, mos lejojë anëtarësimin e Serbisë në BE para Shqipërisë
Të ftuar nga PDIU në kuadër të Javës Çame krahas qindra anëtarëve të komunitetit çam, ndodheshin edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës. Në fjalën e tij Albin Kurti theksoi se Kosova duhet të bëjë gjithçka që të vonojë anëtarësimin e Serbisë, në mënyrë që integrimi i Shqipërisë të mos kushtëzohet.
Duam lirinë për të qenë të barabartë me të tjerët nuk mund të lejojmë të shtypemi nga të tjerët. Kombi nuk mund të matet me suksesin personal. Kemi nevojë të bashkojmë dy vendet tona që Kombi të jetë i fuqishëm siç i takon dhe meriton. Kosova mund ta ndihmojë Shqipërinë në anëtarësimin në BE, duke mos lejuar integrimin e Serbisë para Shqipërisë. Genocidi ndaj çamëve në Greqi është bërë pasi shqiptarët nuk ishin pakicë, pasi nuk mund të bësh genocid ndaj një pakice.”-tha Kurti.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com