Java e 11 e Superligës nis me dy barazime, Teuta vijon e mbërthyer nga kriza! Trajneri i Kukësit: Fitorja kundër Vllaznisë është obligim

Erzeni dhe Kastrioti nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në javën e 11 të Superligës. Në ‘Niko Dovana’ ishin miqtë nga Kruja ata që befasuan të parët duke kaluar në avantazh me Grecën që në minutën e 7. Gjithsesi në vijim ishte malore për të besuarit e Emiljano Çelës, pasi Nonato barazoi në pjesën e dytë për shijakasit. Për rrjedhojë Erzeni vijon të qëndrojë në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 6-ë me 14 pikë.

Sakaq edhe sfida tjetër e së mërkurës mes Bylisit dhe Teutës është mbyllur në barazim, por me shifrat e bardha 0-0. Për t’u evidentuar ishin pretendimet për penallti të dy skuadrave, por në fund ajo që vlen është kriza e Teutës, që mbetet të paktën edhe për një javë në vendin e fundit.

Ndërkohë të enjten do luhen tre sfidat e tjera të javës së 11 të Superligës ku me mjaft interes pritet Kukësi-Vllaznia.

“Na duhet me sezbën fitorja. Është një obligim, pasi duhet të kthehemi te shinat që ishim para ndeshjes me Egnatian,”-u shpreh Enkeleid Dobi, trajner i Kukësit.

“Nuk është mirë të merremi me Kukësin sepse çdo skuadër që futet në fushë ka objektivat e veta dhe dihet se ky objektiv është për të fituar,”-tha Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

Aspak të lehtë nuk do ta ketë as Tirana kampione në fuqi, pasi bardheblutë presin Egnatian e Shpëtim Duros.

“Unë nuk mendoj se është skuadër surprizë Egnatia. Është skuadër që është ndërtuar për të qenë rivale për vendet e para. Ka element cilësorë. Në dy ndeshjet e fundit kanë marrë rezultatet pozitive, që i ngren moralin dhe sjellin pritshmëri më të larta,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Ndërkohë Partizani që vjen pas humbjes shokuese 3-0 kundër Egnatias këtë javë përballet me Laçin.

“Në fushë hyjmë gjithmonë për të fituar. E dimë se Laçi nuk është ai i sezoneve të kaluara që lunte në Europë, por ndeshjet e fundit e ka marrë veten dhe presim një ndeshje tjetër nga ajo e fazës së parë,”-tha Giovanni Colella, trajner i Partizanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
VIDEO/ Erzeni dhe Kastrioti ndajnë pikët, 2 gola në 'Niko Dovana'

Erzeni dhe Kastrioti nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në javën e 11 të Superligës. Në ‘Niko Dovana’ ishin miqtë nga Kruja ata që befasuan të parët duke kaluar në avantazh me Grecën që në minutën e 7. Gjithsesi në vijim ishte malore për të besuarit e Emiljano Çelës, pasi Nonato barazoi në pjesën e dytë për shijakasit. Për rrjedhojë Erzeni vijon të qëndrojë në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 6-ë me 14 pikë.

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka