Volejbolli ka bërë bashkë nxënësit e dy gjimnazeve, të Hasit të Shqipërisë dhe Hasit të Kosoves. E gjitha në kuadër të bashkpunimit në fushën e sportit që nuk njeh kufinj mes shqiptarëve. Ndeshja u zhvllikua në palestrën e shkollës së Krumës, ndërsa mësuesi i edukimit fizik dhe trajneri i ekipit të volejbollit për meshkuj në gjimnazin e Krumës, Destan Ukperaj, tha se kjo nismë do të vazhdojë edhe në sporte të tjera, duke u shndërruar në një kalendar të rregullt aktivitetesh sportive. Kjo falë mbështetjes së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has.

Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Xhevdet Thaçi, vlerësoi rolin e sportit në edukimin dhe bashkimin e brezit të ri, duke theksuar se këto aktivitete shërbejnë jo vetëm për garë, por edhe për forcimin e lidhjeve shoqërore dhe ruajtjen e vlerave kombëtare.

Java e Dëshmorëve të UÇK-së që zhvillohet në Krumë pritet që përveç aktivitete sportive të shoqërohet edhe me aktivitete kulturore, duke e kthyer këtë bashkëpunim në një traditë të qëndrueshme mes shkollave të Hasit dhe Prizrenit.