ATSH/- Java e Europës vazhdoi të enjten në qytetin e Kukësit, me një aktivitet të organizuar nga Ministria e Integrimit Europian.
Zëvendësministrja e Integrimit Europian, Erisa Xhixho duke vlerësuar bashkëpunimin me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Bashkinë e Kukësit, tha se slogani "Unë jam Europian" përcjell mesazhe të rëndësishme dhe identifikon secilin nga ne, nga të rinjtë shqiptarë që duan të shohin Shqipërinë sa më parë pjesë të Europës.
Xhixho cilësoi se, sot më shumë se asnjëherë më parë duhet të tregojmë se ne dimë të jemi pjesë e Europës dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me një rini të arsimuar që ka dëshira dhe ambicie për të ardhmen.
"Ndaj jemi sot këtu, për të informuar më tepër të rinjtë dhe për t'i nxitur ata të promovojnë vlerat dhe traditën shqiptare. Duhet të jemi të gjithë ne, që duhet të përmirësojmë imazhin ditë pas dite, sepse vendi ynë ka shumë për të ofruar", u shpreh zv. ministrja Xhixho.
Përfaqësuesi i Delegacionit Europian në Shqipëri, Clive Rumbold vlerësoi aktivitetin e sotëm për festimin e ditës së Europës dhe i paraqiti të gjithë të rinjve një tablo të nismës së Unionit Europian. "Europa është këtu dhe mbështet dëshirën e shqiptarëve për t'u integruar sa më shpejt", tha Rumbold.
Në vijim, zv. Ministrja e Integrimit Europian dhe Përfaqësuesi i Delegacionit Europian në Shqipëri patën një bashkëbisedim me nxënësit që kishin pyetje mbi procesin e integrimit dhe Ditën e Europës e më tej, vizituan këndin me punimet e grave artizane. Këto të fundit organizuan Panairin e hapur me produkte artizanale shqiptare pranë zhvillimit të aktivitetit./a.gjonaj//m.m/
/Shqiptarja.com