‘Java e ferrit’ në Itali, qeveria masa për të nxehtin njëlloj si në pandemi! Zjarret djegin Greqinë, Mitsotakis anulon Brukselin, qytetarët kritika për zjarrfikësit

Alarmi i kuq për nxehtësinë ekstreme është në fuqi në shumicën e qyteteve kryesore të Italisë. Temperaturat pritet të arrijnë kulmin dhe 23 qytete janë në gatishmëri të lartë, nga Trieste në veri-lindje deri në Messina në jug-perëndim.

Paralajmërimet nënkuptojnë se nxehtësia përbën një kërcënim për të gjithë, jo vetëm për grupet vulnerabël. Miliona njerëz në hemisferën veriore po preken nga temperaturat përvëluese. Ajo po shkaktohet nga një sistem me presion të lartë që sjell ajër të ngrohtë. Në Sardenjë dhe Siçili temperaturat maksimale rreth 46 ose 47 gradë Celsius do të vazhdojnë. Vala e të nxehtit, e cila ka përfshirë të gjithë vendin, është përshkruar nga mediat lokale si  "java e ferrit". Ministria italiane e shëndetësisë u ka kërkuar sherbimit të urgjencave, në të gjithë vendin që të aktivizojnë të ashtuquajturat "kodet e nxehtësisë", duke caktuar një grup të veçantë të personelit mjekësor për të trajtuar njerëzit që vijnë me simptoma të shkaktuara nga vapa. Masa të ngjashme u morën në fillim të vitit 2020, kur Italia u bë epiqendra e pandemisë Covid në Evropë.  Zjarret po shpërthejnë gjithashtu në të gjithë kontinentin, duke përfshirë Greqinë dhe Alpet Zvicerane.

Greqi, stafi në Akropolis në Athinë, një nga atraksionet kryesore turistike të vendit, do të ndalojë punën për katër orë në ditë nga e enjtja në shenjë proteste ndaj kushteve të punës gjatë vapes. Zjarri më i rëndë është në rajonin Dervenochoria, në veri të Athinës. Në perëndim të Athinës, banorët i kanë thënë BBC-së se dëmet nga zjarret mund të ishin shmangur nëse ekuipazhet e emergjencës do të kishin mbërritur më herët. Shërbimi grek i zjarrfikësve tha se po bënte më të mirën që mundej në kushte shumë të këqija atmosferike, duke shtuar se "shqetësimi kryesor është mbrojtja e jetëve, ruajtja e sendeve dhe pyjeve". Disa kanë kritikuar qeverinë, duke pretenduar se nuk ka mjaft zjarrfikës për t'iu përgjigjur numrit të flakëve që po shpërthejnë aktualisht në vend. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ndërpreu udhëtimin e tij në Bruksel këtë javë për shkak të zjarreve, tha se kriza klimatike ishte faktori kryesor pas flakëve. Mitsotakis është përballur me këto kritika edhe më parë, duke kërkuar falje në gusht 2021 për dështimet në trajtimin e zjarreve të asaj vere, thotë BBC.

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë