‘Java e Kulturës Egjiptiane’, Ministria e Kulturës nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes Operës së Kajros dhe Shqipërisë

‘Java e Kulturës Egjiptiane’, Ministria e Kulturës nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes Operës së Kajros dhe Shqipërisë

Ministrja e Kulturës Elva Margariti priti sot Ministren e Kulturës së Egjiptit, Nevien El Kilany, e cila ndodhet në Tiranë për hapjen e Javës së Kulturës Egjiptiane. Ministrja e Egjiptit shprehu kënaqësinë të vizitonte Shqipërinë, të cilën ajo e vlerësoi si një vend shumë të veçantë mes Lindjes dhe Perëndimit, që ka arritur të ruajë kulturën dhe traditat.

Ajo shprehu gatishmërinë për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në fushën e kulturës, jo vetëm në muzikë, opera e balet, por edhe në muzeologji, arte pamore dhe në edukimin e të rinjve.

“E falënderoj shumë ministren Margariti për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë. Është kënaqësia ime që ta nis detyrën si Ministre e Kulturës e Republikës Arabe të Egjiptit me një vizitë në Shqipëri, vend me të cilin Egjipti ka lidhje të forta kulturore dhe historike.

Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar midis Operës së Egjiptit dhe asaj shqiptare ka për të qenë një hap i rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve artistike, veçanërisht të të rinjve.

Fryt i bashkëpunimit midis dy vendeve janë edhe një sërë aktivitetesh kulturore, në kuadër të Javës Kulturore Egjiptiane, është edhe Koncerti Gala me pjesëmarrjen e sopranos egjiptiane Amira Selim”, u shpreh znj. Nevien El Kilany. Ministrja Margariti e njohu me sfidat dhe nismat e reja të Ministrisë së Kulturës, sidomos ato në fushën e trashëgimisë kulturore. Më pas ajo bëri një prezantim të Javës Egjiptiane për mediet e pranishme.

“Egjipti i kulturës së jashtëzakonshme vjen me një kalendar të bukur, që nis me një koncert të Orkestrës së Operës së Kajros dhe të Teatrit të Operës dhe Baletit, si një kurorëzim i memorandumit të bashkëpunimit mes dy teatrove tona të operës, për të vijuar me një ekspozitë të rrallë, të organizuar po në këto ambiente nga Biblioteka Kombëtare, që na zbulon Egjiptin përmes imazheve.

“Description de l’Egypte” është një ekspozitë e disa librave origjinalë, monumentalë, shkruar nga një mori studiuesish, në traditën e udhëtimeve kërkimore shkencore të shekullit XVIII dhe botuar me urdhër të Napoleon Bonapartit. Ky koleksion i përket thesarit të jashtëzakonshëm dhe të paekspozuar më parë të Bibliotekës Kombëtare.

Për të mos u humbur është edhe koncerti me muzikë folklorike egjiptiane, në Sheshin “Skënderbej”. Një performancë unike e Grupit Folklorik Egjiptian, që do të na përfshijë të gjithëve në ritme e ngjyra”. Fjalët e rastit ia lanë vendin nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Teatrit tonë të Operës dhe Baletit dhe Qendrës Kombëtare Kulturore “Shtëpia e Operës së Kajros”, të Republikës Arabe të Egjiptit, të cilat u firmosën përkatësisht nga z. Haytham Alhaj, kryetar i bordit të Organizatës së Përgjithshme të Librit Egjiptian dhe znj. Abigeila Voshtina, drejtore e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ky memorandum ka si qëllim njohjen e ndërsjellë të kulturave të dyja vendeve tona dhe inkurajimin e nismave të përbashkëta; krijimin e kushteve për realizimin e shfaqjeve të përbashkëta; shkëmbimin e artistëve; pjesëmarrjen në festivale dhe aktivitete që zhvillohen në dy vendet tona; promovimin e veprave origjinale; projekte të përbashkëta që do të përmirësojnë menaxhimin e teatrove, ekspertizën kuratoriale, strategjitë e marketingut, komunikimin, marrëdhëniet me medien, arsimin dhe audiencën etj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin