‘Java e martesës’, koordinatorja Djana Shani: Çiftet shqiptare kanë probleme me intimitetin

Veç faktorëve ekonomikë e socialë të pranuar në të gjithë botën si ndër shkaktarët kryesorë të problemeve në një martesë, çiftet shqiptare vuajnë edhe nga mungesa e intimitetit. Nuk bëhet fjalë për intimitetin fizik, por më së shumti për intimitetin në komunikim dhe krijimin e një marrëdhënie të shëndoshë. I këtij mendimi është Djana Shani e cila bashkë me të shoqin prej 8 vitesh udhëheq nismën “Java e Martesës”. E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli”Report TV, Shani tha se ajo që ka vënë re gjatë këtyre viteve, duke folur me shumë çifte të martuara shqiptare është mungesa e komunikimit për problemet që i shqetësojnë apo ndjenjat që kanë partnerët.

Media shpesh e ka reklamuar problematikën që kanë familjet jo vetëm shqiptare, por në të gjithë botën. Por ajo që doja të ndalesha pak, sepse media shpesh fokusohet tek shkaktarët e mëdhënj si dhuna në familje, tradhëtia bashkëshortore apo emigracioni, do të thosha që një nga aktorët që kemi vënë re kur kemi folur me çiftet, është mungesa e intimitetit në çift. Dhe kur flas për intimitetin nuk e kam fjalën për intimitetin fizik patjetër, por e kam fjalën për mungesën e komunikimit, të qëndruarit bashkë, koha cilësore, të folurit hapur për ato që na shqetësojnë, shphrehja e ndjenjave. Të gjitha këto përmblidhen me këtë fjalë e vetme, intimiteti që është kaq e rëndësishme. Sepse në jetën tonë të përditshme duke mos folur me njëri tjetrin ngremë murë izolimi, muri tullë tullë ngrihet dhe bëhet i lartë dhe nuk arrijmë të shohim njëri tjetrin. Pra distancohemi aq shumë sa nuk e kuptojmë që paskemi shkuar aq larg saqë është e vështirë të vijmë sërish bashkë. Ky është një nga faktorët që doja të përmendja.

Djana Shani, koordinatore "Java e Martesës", Shqipëri

 

 

“Java e Martesës” organizohet nga data 7-14 Shkurt dhe është një lëvizje ndërkombëtare në rritje, që çdo vit rreth 2 milionë njerëz marrin pjesë në aktivitete të Javës së Martesës në rreth 30 vende në katër kontinente! Aktivitet e “Javës së Martesës” kanë si qëllimin të inkurajojë çdo çift – pavarësisht nëse janë të sapomartuar apo gjyshër – që të investojnë kohë dhe energji për forcimin e martesës. Statistikat tregojnë që këto 25 vitet e fundit ky institucion i shenjtë në Shqipëri ka qenë nën kërcënim me një rritje afro dyfish të shkallës së divorcit.

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë