Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor të Nënës është një fushatë një javore (5-11 maj) që synon të flasë hapur për shëndetin mendor para, gjatë dhe pas shtatzënisë.

Në kuadër të këtij aktiviteti mjekët shprehen se shëndeti mendor i nënës ndikon veçanërisht në gjendjen emocionale dhe psikologjike të fëmijës.

“Qëllimi ynë kryesor është të bëjmë biseda me gratë dhe kjo bëhet me klasa prenatale. Temat janë të ndryshme, përfshirë inferlitetin, shtatzëninë, depresionin pas lindjes, për t’i ardhur në ndihmë të nënave të reja. Përveç klasave në grup ne kemi edhe trajtime individuale”, thotë mjekja.

“Si psikologe në maternitet jam në kontakt të përditëshëm ne nënat. Shëndeti nuk është luks është nevojë jetike. Duhet t'i kushtojmë vëmendje, sepse ndikon në mirëqënien psikologjike të fëmijës, në zhvillimin emocional dhe në ekuilibrin  e familjes.

Ndërkohë edhe Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale theksojnë se duhet të shtohet vëmendja ndaj nënave, emocioneve, ankthit dhe sfidave që ato përjetojnë në heshtje.

“Mirëqenia mendore dhe emocionale e nënës është thelbësore për shëndetin e saj dhe të foshnjës, në çdo etapë të mëmësisë.

Në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor të Nënës, rrisim vëmendjen ndaj emocioneve, ankthit, lodhjes dhe sfidave që shumë nëna përjetojnë në heshtje. Mbështetja, mirëkuptimi dhe kujdesi në kohën e duhur bëjnë diferencën”, shkruhet në postimin e publikuar.