LONDER - Java e Shekspirit në Londër ka sjellë një lumë akuzash dhe kritikash për nivelin e Teatrit Kombëtar Shqiptar në disa blogje londineze në internet, faqe si The Art Desk, që njihen për kritikat e tyre profesionale rreth teatrit, filmit, muzikës, operas, etj.
Henri i VI është sjellë në Londër nga Serbët, Shqiptarët dhe Maqedonasit. Serbët luajnë pjesën e parë, të dytën shqiptarët dhe të tretën maqedonasit. Por ndërsa teatri serb dhe ai maqedonas marrin komplimente për nivelin e pranueshëm, shqiptarët janë më të shigjetuarit.
Indrit Çobani në rolin e Henrit ishte i dobët, pa jetë dhe pa grintë ndërsa aktorja Yllka Mujo në rolin e Eleonor ishte tërësisht e ekzagjeruar shkruhet në një nga artikujt.
Nuk mbeten pas as kritikat për kostumet demode të Anila Zajmit.
“The Albanians were exceptionally Albanian”: Shqiptarët ishin vecanërisht shqiptarë, shkruhet në një nga shkrimet e faqes “The Art desk”.
Më tej thuhet:-Ishte interesante të shikoje rrugëtimin e Henry VI dhe sesi gjymtohej ai nëpër shtigjet e Ballkanit.
Mendjemadh në Serbi, konfliktual në Shqipëri dhe i çmendur në Maqedoni.
Ishte një ditë interesante shkruhet në artikull të shikoje lojën e Serbëve dhe produksionin e Maqedonasve, por ajo ç’ka më bëri të mendoj më shumë ishtë një pyetje:-A ju ka thënë ndokush Teatrit Kombëtar Shqiptarë se java e Sheksipirit nuk është Eurovizion.
Për me gjatë artikujt të plotë mund ti lexoni në këto linqe:
http://www.theartsdesk.com/theatre/globe-globe-henry-vi-parts-1-2-and-3-shakespeares-globe
http://danhutton.wordpress.com/2012/05/13/henry-vi-part-2-by-william-shakespeare/
(mk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com