Ndërsa lajmi për shtyrjen me një javë të universiteteve është bërë publik ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje studentëve të shfrytëzojnë këtë javë për t’u vaksinuar kundër COVID-19.
Rama e quajti vaksinimin të vetmen rrugë për të hyrë në auditorë auditor me të tjerët dhe njëkohësisht një detyrim moral e përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.
Ishte parashikuar se viti i ri akademik do të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, do të fillojë zyrtarisht më datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor, fokusi të jetë te vaksinimi i studentëve.
Vendimi për “Javën e vaksinimit masiv të studentëve” vjen në kuadër të mbrojtjes së studentëve dhe pedagogëve nga “armiku i padukshëm” në një kohë kur jemi duke përjetuar një valë të re të virusit për shkak të variantit delta. Kjo ka ndikuar edhe në marrjen e vendimit të bërjes me detyrim të vaksinës për studentë edhe pedagogë.