Java franceze në Fier nis
me ekspoziten e Kamysë

Java franceze në Fier nis<br />me ekspoziten e Kamysë
TIRANE- Një homazh i gjithanshëm i figurës dhe jetës së shkrimtarit të mirënjohur Albert Kamy do të jenë për dy ditë radhazi në vëmendjen e publikut fierak. Ky aktivitet kulturor, i cili u prezantua për herë të parë para publikut dhe gjithë adhuruesve të veprave të Kamysë, më 13 nëntor në “Panairin e Librit” në Tiranë, “zhvendoset” tashmë në qytetin e Fierit, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Gjatë këtij aktiviteti kulturor kanë marrë pjesë gjatë pasdites së sotme Këshilltari për Bashkëpunimin dhe Aktivitetet Kulturore në Shqipëri, Hubert le Forestier, siç bën të ditur edhe zyra e shtypit pranë Ambasadës të Republikës së Francës në Shqipëri, ndërsa aktiviteti kulturor mbi jetën dhe veprën e Albert Kamysë, është organizuar nga Bashkia e qytetit të Fierit, nën kujdesin e vetë kryebashkiakut Baftjar Zeqaj, në bashkëpunim me Klubin Frankofon të këtij qyteti. Qyteti i Fierit ka ftuar referuesin Prof. Ardian Marashi, i cili ka mbajtur temën: “Fryma e drejtësisë tek Kamy”.

Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane