Java e Europës, ambasadori Soreca dhe Xhaçka takim me studentë! Ministrja: Falë ndryshimit kolosal, Shqipëria është më pranë ëndrrës europiane se kurrë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka së bashku me ambasadorin e  BE-së në vendit tonë Luigi Sorecën ishin sot të pranishëm në  një takim me temë “Ti je ambasador i Shqipërisë në BE”.

Të pranishëm ishin edhe një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Tiranë. Në fjalën e saj, Xhaçka u shpreh se ne nuk jemi BE, por jemi europiane. Xhaçka tha se Shqipëria falë ndryshimit kolosal është më pranë BE-së se kurrë.

 “Shqipëria është ndoshta vendi që ka pësuar transformimin më të madh teksa përpiqet të ndërtojë Evropën brenda territorit të saj. Falë kësaj pune, ne jemi sot më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës sonë evropiane. Shqipëria ka përmbushur çdo kusht e kërkesë për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare dhe për të filluar negociatat e vërteta për anëtarësim, kapitull më kapitull, të cilat më shumë sesa thjesht negociata do të jenë një tjetër proces transformimi në mbyllje të të cilit ne do të dalim jo thjesht anëtarë të BE, por një vend realisht i standardeve të BE. Unë besoj që ky entuziazëm i shqiptarëve për Bashkimin Evropian, ky vullnet e dëshirë për të punuar pa u lodhur për të arritur këtë ëndërr, është sot shprehja më e mirë e asaj që përfaqëson dita e Evropës”, deklaroi ministrja gjatë fjalës së saj.

Ndërkohë që nga ana e tij Soreca tha se institucionet e BE-së dhe Ministritë e Punëve të Jashtme duhet të vazhdojnë të mbajnë primare në axhendë diskutimet për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave nga KE dhe të dyja këto vende e meritojnë të kenë një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe që të 27 vendet anëtare do ta marrin këtë vendim së bashku në qershor. Ne po sigurohemi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të kalojnë në këtë proces së bashku. Kam përshtypjen se të gjitha vendet kanë arritur në një pikë që do të mund të kuptojnë, që ajo çfarë është kërkuar nga të dyja vendet është plotësuar. Pra unë jam optimist pragmatik që ky vendim do të merret së shpejti, në qershor”, tha ai.

 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë