"Jazëk u qoftë", Gjekmarkaj: Berishës i mungojnë aktet fisnike, larguan gazetarin nga puna për bindjet politike brenda kësaj partie

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht deputet i PD-së, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Sali Berishës, pas ‘spastrimit’ që u bë në zyrën e shtypit të kësaj partie nga Komisioni i Rithemelimit. Gjekmarkaj, e cilëson Komisionin e Rithemelimit, si një organ folklorik e politik të mbushur me lloj-lloj figurash, që e bënë PD-në një parti të vogël.

Duke ju referuar largimit nga detyra, të drejtorit të komunikimit në zyrën e shtypit në PD, Patrik Sadikajt, Gjekmarkaj thotë se partia e Sali Berishës e ka zët lirinë e shtypit. Madje deputeti demokrat, nënvizon në fund të shkrimit se Sali Berishës, prej kohësh i mungojnë akte fisnike dhe se i takon ta kthejë në punë gazetarin, i cili u shkarkuar për bindje politike, brenda kësaj partie.

‘Patrik Sadikaj një gazetar i njohur e njekohesisht i punesuar në zyren e shtypit të PD u largua nga puna prej të vetequajturit Komisoni të Rithemelimit, organ folklorik e politik njekohesisht mbushur me lloj lloj figurash që këtë parti të madhe e bënë të vogel shpesh, në numra e në vlera, me veset, memecllekun e akraballekun që i karakterizon.

Kudo flasin për bashkim pasi qene per muaj zërat linçues të perçarjes! Të lodhur nga urrejtja, të venitur nga perçarja dhe egersia e saj deshem të beson në iluzionin e bashkimit.
 Profesoresha që kendon motin , që kontribut të vetem në politike ka sistemimin e flokeve të Doktorit , na tha që jeni të rritur për të patur iluzione kaq feminore!

Ne e dime që partia "jonë" e ka zët lirinë e shtypit, ajo ka burgosur dhe gazetare, ka qerasur me djegie edhe gazeta ndaj akti putinian ndaj Patrikut është një detaj po premtues ama, për atë të uruar bashkim që po na vjen bashkë me pranveren. Patrika Sadikaj është me fat, Anna Politkovskayas i ka shkuar me keq.

Sali Berishes që prej kohesh i mungojnë aktet fisnike i takon ta kthejë në punë dhe ti kerkojë falje por zor ta bëje. Patriku është demokrat i cili largohet nga puna per bindje politike brenda kesaj partie. Jazek u qoftë.’- shkruan Gjekmarkaj.

Një ditë më parë Grupi i Rithemelimit ka marrë në kontroll edhe grupin e WhatsApp të Partisë Demokratike. Në vend që të hapnin një grup të ri, siç ndodh zakonisht, ato kanë përdorur të njëjtin grup, por me më pak anëtarë. Silvi Bardhi, një nga administratoret e grupit i besuar i Sali Berisha, ka hequr të gjithë “të besuarit” e Bashës, nga Patrik Sadikaj, që merrej me mediat, e deri te Ina Zhupa dhe Gazment Bardh, Endri Hasa etj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mynyri: 29/03/2022 22:56

    O Mark Gjakmarresi, behu njehere burre ne jeten tende. Zhduku nga parlamenti se e ke te vjedhur mandatin o lafshkuq. Nuk te voton njeri ty o Gjakmarrs. Kur ta marri Berisha duhet te zhdukesh edhe nga Shqiperia. Mbaje fjalen, pavaresisht se keto jane pune burrash. Provoje njehere ne jeten tende burrerine, se ne universitet vetem letra qe i hidhje poshte deres dije te beje.

    Përgjigju
  • Mentori: 29/03/2022 21:29

    Si nuk e kuptojne keta demokratet qe Sali Berisha nuk i sjell dot ne pushtet. Eshte tmerr te mendosh Sali Berishen kryetar partie... Gjekmarkaj mos bie pre e fjales bashkim. Ne kete rast bashkimi eshte eleminim i bute dhe ne heshtje. Shohim 30 vjet te njetet fytyra qe do rithemelojne PD vetem se u be non grata Saliu. Nuk ka me turp. Keta mund te manipulojne tarafin e vet, por jo popullin Shqiptar. Eshte fatkeqesi qe Rama te vazhdoje per shkak te Salizmit.

    Përgjigju
  • Mentori: 29/03/2022 21:29

    Si nuk e kuptojne keta demokratet qe Sali Berisha nuk i sjell dot ne pushtet. Eshte tmerr te mendosh Sali Berishen kryetar partie... Gjekmarkaj mos bie pre e fjales bashkim. Ne kete rast bashkimi eshte eleminim i bute dhe ne heshtje. Shohim 30 vjet te njetet fytyra qe do rithemelojne PD vetem se u be non grata Saliu. Nuk ka me turp. Keta mund te manipulojne tarafin e vet, por jo popullin Shqiptar. Eshte fatkeqesi qe Rama te vazhdoje per shkak te Salizmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja