Rudina Dembacaj është një nga personazhët e njohur që shqiptarë që ka pranuar hapur transformimin e e fizikut të saj teksa ka humbur shumë kilogram për të arritur fizikun që ka sot. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo rrëfeu dietën strikte dhe ushtrimet fizike që ka kryer, për të humbur peshë.
“Unë kam patur një mbipeshë të fuqishme dhe maksimumi i kilogramëve, që kam arritur ka qenë 87 kilogramë. Shtimin në peshë e kam kaluar dy herë, sepse edhe gjatë shtatzënisë kam shtuar 28 kile, që ishin shumë në fakt, por për kilet e adoleshencës mu deshën 3 vjet që të bija në mënyrë të shëndetshme.
Kam qenë fëmijë topolak, por jo e shëndoshë. Në vit të parë në gjimnaz, kur zbuluam sufllaqet fillova dhe u shëndosha shumë. Në atë periudhë unë e ekzagjeroja në çdo gjë. Mamaja ime e kishte zakon të më thoshte po haje dhe këtë se dy lugë janë dhe kur u shëndosha më thoshte ti ha, por je bërë sa një lope,"- rrëfeu duke qeshur aktorja.

Komente

