'Je i vdekur për këtë që na ke bërë…', kërcënohet në burg Bledar Teta! Grupi i hetimit: Është skenar…

'Je i vdekur për këtë që na ke bërë…', kërcënohet në burg Bledar Teta! Grupi i hetimit: Është skenar…

Ish-efektivi i vrarë, Santiago Malko dhe Blendi Teta

TIRANË- Bledar Teta, njeriu që është i arrestuari i vetëm nga policia dhe prokuroria e Tiranës për vrasjen e Santiago Malko në Tiranë, ndodhet mes “dy zjarreve”, ku nga njëra anë i ndruhet një hakmarje të mundshme të shokëve të tij të klanit “Duka” dhe nga ana tjetër grupeve kundërshtare të këtij klani që vepron në Tiranë. Kujtojmë që klani “Duka” në kryeqytet është një klan i fuqishëm dhe me të kaluar kriminale. Lidhur me këto kërcënime, grupi i hetimit në prokurorinë e Tiranës është vënë në dijeni nga avokati i Bledar Teta dhe familjarëve të këtij të fundit, të cilët nëpërmjet një memo kanë informuar se njeriu i tyre është kërcënuar brenda ambjenteve të burgut nga nje person ende i paidentifikuar. Ky person në momentin e ajrimit të personave të paraburgosur i ka lëshuar një mesazh duke i pohuar se: “…je i vdekur, për këtë që na ke bërë…”.

Që prej kësaj date Bledar Teta është shfaqur i trembur dhe ka shfaqur ankth brenda ambjenteve të burgut, ndërkohe me urdhër të prokurorisë së Tiranës, Bledar Teta është transferuar në një burg tjetër të sigurisë së lartë. Teta ende nuk cilësohet si dëshmitar apo bashkëpuntor i prokurorisë në zbardhjen e vrasjes së ish-efektivit të Policisë së Tiranës Santiago Malko, por ai është nën hetim si person ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe akuzohet nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë për zbardhjen e të vërtetës”. Lidhur me këtë çështje “Shqiptarja.com” komunikoi me një burim pranë grupit të hetimit i cili konfirmoi se janë vënë në dijeni për një kërcënim nga brenda burgut të të arrestuarit Bledar Teta, dhe nisur nga ko situatë janë marë masa për transferimin e këtij të arrestuari në një burg tjetër që ndodhet jashtë Tiranës.

Por anëtarë të grupit të hetimit thanë se kjo çështje nuk ka të bëjë shumë me kërcënimin real të Bledar Teta, por me ngritjen e një skenari, të qëllimshëm dhe synimi për të ngritur një alibi. “…ne e kemi vlerësuar maksimalisht informacionin që na ka mbëritur dhe për këtë gjë kemi nisur verifikimet tona.Të paktën deri në këtë ditë nuk na del asnjë person që të ketë kryer një kërcënim të tillë, megjithatë për ti paraprirë çdo të papriture kemi vendosur të marim masa për sigurinë e këtij të arrestuari. Bledar Teta nuk ka cilësi dëshmitari apo bashkëpuntori i drejtësisë, por është person ndaj të cilit zhvillohen hetime për ngjarjen e vrasjes së Santiago Malkos. Ndaj që punët janë më të thella se një kërcënim, dhe diçka po gatohet për të dalë nga situata, ku kanë rënë. Po gatohet diçka, kaq mund t’ju them…”-pohoi një burim pranë grupit të hetimit. Lidhur me këtë ngjarje në kërkim policor janë personat Leonard Duka, Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital