Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO lë në fuqi 28 vite burg për Ilir Selmanin! Prish vendimin për Elvis Gacajn

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO lë në fuqi 28 vite burg për Ilir Selmanin! Prish vendimin për Elvis Gacajn

Santiago Malko

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 28 vjet burg për Ilir Selmanin për akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim ndaj ish-policit Santiago Malko në verën e vitit 2019 në Tiranë. I pandehuri ishte dënuar në maj të këtij viti edhe në shkallën e parë, ndërkohë që ra në pranga gjatë një aksioni të policisë në zonën e Xhamllikut, në prill të vitit 2020.

Apeli ka vendosur edhe prishjen e vendimit për dënimin me shtatë vjet burg të Elvis Gacajt, i akuzuar tjetër për vrasjen, duke kthyer dosjen ndaj tij në shkallën e parë.

Si ndodhi vrasja
-Vrasja e Santiago Malkos
 më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare. “Shqiptarja.com” e cila ka investiguar dhe publikuar e para se hija e kujt klani fshihej pas kësaj vraje, emrat dhe rolin e klanit “Duka” në këtë ngjarje, sot sjell të plotë akuzat që janë ngritur ndaj personave të shpallur në kërkim si Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”, Fatmir Hyseni ose “Doqja” dhe Bledar Teta. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Evi: 16/11/2023 16:58

    Ky elvis gaci eshte pa lidhje aty, ska lidhje me dosjen Se kuptoj kush ja ka dashte te miren qe ja kane perfshi emrin Kot ndonje qe ka frike, se ky eshte besimtar djale flori Familjar i rregullt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim