Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në Apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në 2019, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinaj.
Në orën 14:30 nis seanca ku SPAK ka kërkuar dënimin me 28 vite burg. Selmani u lirua pak kohë më parë në arrest shtëpie për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit
Selmani është shpallur fajtor nga GJKKO për ekzekutimin e Santiago Malkos më 19 gusht 2019. Disa ditë më parë, pranë banesës së tij që ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, një prej personave më të afërt të Ervis Martinajt. Ky episod çoi hetuesit të dyshojnë se po tentohej një atentat për hakmarrje.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











