TIRANË - Report Tv siguron pamjet teksa atentatorët ndiqnin mjetin tip BMW X5 me të cilën udhëtonte ish-efektivi Santjago Malko, pak para se ta qëllonin me breshëri plumbash.
Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, autorët të cilët lëviznin në dy makina të ndryshme, e ndiqnin Malkon në një distancë shumë të afërt.
Vetëm në pas sekonda, pasi kalon mjeti BMW X5, pas tij kalon edhe mjeti “Golf 5” me të cilin lëviznin bashkëpunëtorët, dhe ai “Mercedes-Benz CSL” me ngjyrë të zezë, prej nga u qëllua edhe me breshëri kallashnikovi.
Santjago Malko ul shpejtësinë e mjetit pasi ishte duke folur në telefon dhe parkon pranë një lavazhi, në rrugën “Xhanfize Keko”. Menjëherë pas kësaj, njëri prej personave ul xhamin e makinës “Mercedes-Benz CSL” dhe qëllon me breshëri plumbash, duke lënë të vdekur në vend 26-vjeçarin. Mjeti nga ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Malkos u gjet i djegur në fshatin Ferraj, së bashku me dy kallashnikovë.
Për këtë ngjarje, deri më tani në pranga është vënë vetëm 39-vjeçari Blendi Teta, dëshmia e të cilit pritet të hedhë dritë mbi atentatorët. Teta u identifikua nga policia nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja, ndërsa fillimisht ai mohoi të kishte dijeni.
Në dëshminë e dytë, Teta deklaroi për hetuesit se rreth dy orë para se të ndodhte ngjarja kishte darkuar me disa persona, mes të cilëve edhe me shtetasit D.A dhe L.D, për të cilët që në krye të herës policia i ka pasur sit ë dyshuar të përfshirë në ngjarje. Ata u shoqëruan në polici pak pas vrasjes, por u lanë të lirë për mungesë provash. Ndërkohë, në kërkim janë të paktën edhe 4 persona të tjerë, të dyshuar sit ë përfshirë në krim, emrat e të cilëve dolën në dritë nga dëshmia e Blendi Tetës.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
38%
Vota total: 100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjyqi ndaj Leonard Dukës nis me tensione e përplasje në GJKKO! Nëna e Santiago Malkos: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç! Si del ti aty, dënojeni me vdekje!
2 Tetor, 14:29
-
Vrau krahun e djathtë të Ervis Martinajt, Leonard Duka ‘kyç’ gojën në seancë
5 Gusht, 10:16
-
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka! SPAK e shpalli në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutoi Erigers Mihasin dhe planifikoi eliminimin e Ervis Martinajt
2 Gusht, 13:38
-
Vrasja e Santiago Malkos, dëshmon Ilir Selmani: U paguan mbi 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka! Blendi Tetën e mori peng Vis Martinaj, i tha do të muros
21 Shkurt, 12:48
-
Vrasja e Santiago Malkos, rrëfehet Blendi Teta: Nuk e njihja! Ervis Martinaj më kërcënoi se do më muroste nëse nuk i tregoja vendndodhjen e vëllezërve Duka
6 Dhjetor 2023, 10:14
-
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO lë në fuqi 28 vite burg për Ilir Selmanin! Prish vendimin për Elvis Gacajn
16 Nëntor 2023, 14:41
-
Vrasja e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt, GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin dhe 7 vite Elvis Gacajn
3 Maj 2023, 16:32
-
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 28 vite burg Selmanin dhe 7 vite Gacajn! Rrëzohet akt-ekspertiza private e vëllezërve Duka
3 Maj 2023, 11:51
-
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin dhe 7 vite për Elvis Gacajn
9 Mars 2023, 15:30
-
Arrestimi i kreut të 'Klanit Duka' në Bruksel, Leonard Duka u kap me armë zjarri dhe një sasi parash në banesë! Policia shqiptare e zbuloi ku fshihej, njoftoi atë të Belgjikës
17 Shkurt 2023, 10:12
-
Arrestohet në Belgjikë kreu i 'Klanit Duka', Leonard Duka, armik i 'betuar' i Ervis Martinajt! Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko
14 Shkurt 2023, 10:56
-
Vrasja e ish policit Santiago Malko, transmetohen në GJKKO pamje që tregojnë se Ilir Selmani dhe Elvis Gacaj kanë lëvizur në zonë
27 Janar 2023, 13:31
O Tan Hoxha. Zoti t shtoft jeten, rruju prej ktyne... Durres-Tirane po zjen tenxherja, dora/duart qe bejn "punen" vijne nga Vlora. Nuk po vriten per bixhoz(s pagun kush 500 000e per bixhoz) po per lidhjet me Ekuadorin nepermjet Spanjes.
Përgjigju