Prej disa kohësh këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi Noizy janë përfolur për miqësinë e ngushtë mes tyre. Madje pas bashkëpunimit në këngën “A don love”, Dafina u përfol si anëtarja e re e grupit OTR.

Ishtë vetë reperi ai që e konfirmoi këtë gjë me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Me mbretëreshën Dafina Zeqiri sapo e bëra pjesë të OTR,”- shkrunte ai. Por ka qenë Daffy ajo që e ka nxjerrë blof këngëtarin duke e cilësuar si një gënjeshtar.

 “Je një gënjështar i keq,”- komenton ajo në statusin e reperit duke e shoqëruar me një fytyrë duke qeshur.  Se si qëndron e vërteta e dinë vetëm ata të dy!

Statusi i Noizyt në Instagram dhe komenti i Dafina Zeqirit.