‘Je shah mat shoku Like’ Halit Valteri: Të ka ruajtur manteli i pushtetit, por prit shtatorin! Do ballafaqohesh me ato që ke bërë në 30 vite

‘Je shah mat shoku Like’ Halit Valteri: Të ka ruajtur manteli i pushtetit, por prit shtatorin! Do ballafaqohesh me ato që ke bërë në 30 vite

Ilir Meta dhe Halit Valteri

‘Je shah mat shoku Like, jo nga unë, por nga përtej Atlatikut’, kjo ka qenë një ndër fraza e kundërpërgjigjes së ish deputetit demokrat Halit Valteri adresuar Ilir Metës. I akuzuar nga Meta lidhur me inceneratori dhe Vjenën, Valteri zgjodhi t’i kundërpërgjigjet kreut të Partisë së Lirisë me një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Lidhur me denoncimet e tij ndaj Metës, ish deputeti shprehet se janë rezultati i 30 viteve zhvatje ndaj popullit të thjeshtë duke mos e lëshuar karrigen e politikanit për 30 vite. Valteri, në 7 pika i numëron Metës arsyet se përse ky i fundit i ka orët e numëruara, pasi në shtator për herë të parë në jetë, do të ballafaqohet me veprimet që ka bërë këto vite në pushtet.

'Kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratat e ish presidentit Like Metaj dhe kisha zgjedhur të mos prononcohem, por meqënese më paska akuzuar për lidhje me Vienën dhe inceneratorët i kisha dy fjalë.

I dashur Like, unë as nuk kam bërë dhe as do të bëj kurrë diçka qe nuk e mendoj dhe që nuk është e drejtë. Denoncimi im vjen si pasojë e gjithë atyre pasthirrmave nga populli i thjeshtë të cilin ti e ke zhvatur për më shumë se 30 vjet, duke mos lëshuar karrigen e politikanit për asnjë ditë të vetëm. Ti ja ke arritur tia hedhesh paq falë vendimeve të gjykatave të manipuluara, falë kapjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet rryshfetit dhe herë pas herë nëpërmjet shantazheve, si kjo e fundit kur akuzove kreun e SPAK.

Sëdyti, i dashur Like, unë quhem Halit Xhezar Valteri dhe as babi im dhe as gjyshi im nuk kemi ndryshur as emrin as mbiemrin, ndryshe nga ty. Nëse je ashtu siç pretendon dhe nuk je ai I.M. që gjoja të paskan stisur, tregohu njëherë i ndershëm para shqiptarëve dhe dil publikisht bëj kerkesë pranë institucionit të dosjeve të shohim të vërtetën cullak siç ka hije.

Sëtreti, i dashur Like, fajin mos u mundo ta gjesh tek unë, se ashtu si unë ka dhjetëra të tjerë të cilët rastin tënd ja kanë besuar drejtësisë. Deri me sot nuk je njohur, se manteli i pushtetit të ka ruajtur por shtatori po vjen dhe të paktën nje herë në jetë do të ballafaqohesh me atë çka ke mbjellë këto 30 vite. 

Sëkatërti, i dashur Like, unë sinqerisht uroj që ti mos te behesh si Ivo Sanader, ish kryeministri i Kroacisë i cili eshte dënuar 3 herë për korrupsion dhe sapo shkon në gjysmën e njërit dënim, i ngarkohet tjetri.

Sëpesti, i dashur Like, të këshilloj të marrësh masat e të bësh të paktën një herë diçka të mirë për popullin shqiptar, ato paratë që të kane dalë tepër nga 7% e nga gjitha % e tjera, jam i sigurtë që janë aq shumë sa mund të mbajnë gjithë shqipëtarët 1 vit me rroga, rroga e madje te majme. Të paktën këtë herë jepja atyre se nuk do të duhen më, mos u trego zemergur siç u bëre në 2011, që i fshehe milionat e eurove tek shtepia e Luan Pobratit dhe më pas shkove dhe i rimore e i ndjeri iku mga kjo jetë me pishmanin se nuk i dhe as 100 euro për shërbimin e bërë. Më beso, bëje këtë të mirë për popullin e gjorë se veç e ke vjelur. .

Sëgjashti, i dashur Like, nëse si dorëzon lekët popullit, do i bëj thirrje SPAK-ut të të marri në vëzhgim shtëpinë që mos kesh ku ti cosh paratë.

Sëfundmi, i dashur Like, meqënëse ti i ke të gjitha shifrat me 700 mijë dhe studio e avokatisë në Vjenë kushton më shumë, do i bëj unë thirrje shqiptarëve që të mbledhin paratë për ty dhe të vesh “drejtësinë” në vend, sepse gazeta prestigjoze Kronen Zeitung paska “shpifur” për ty.

Je shah mat shoku Like. Jo nga unë, por nga përtej Atlatikut…’- shkruan Halit Valteri në Facebook.

SPAK vijon hetimet për Ilir Metës, ndërsa një ditë më parë i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Kreut të Partisë së Lirisë. Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit Valteri. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. 

Pas kërkesës së SPAK, Meta ka sulmuar Arben Krajën duke e cilësuar si spurdhjak të partisë i cili është në funksion të mafies së inceneratorëve. I menjëhershëm ishte reagimi i Kim, e cila shkroi se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Ambasadorja amerikane tha se për një kohë të gjatë të pasurit ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm, por me zbatimin e Reformës në Drejtësi do të bëhet e qartë se 'ASKUSH' nuk është mbi ligjin. Ajo theksoi se kërcënimet dhe nxitje për prokurorët e gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen për një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Gjithashtu, Meta po hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190/3 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet nga 3 deri në 7 vite burg.   

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nuredin: 27/08/2022 15:13

    Z. Halit Valteri meriton te shperblehet ne te ardhmen me detyre te larte shtetrore. Ai ka hedhur gurin e pare te themeleve te demokracise se vertete. Respekt per znj. Yuri Kim Ambasadore ne Tirane e SHBA! Shoku komunist dhe ju shoku Sekretar i Partise komuniste Sali Berisha. Ju ishit superspiuni dhe dredhalaku supermashtrues i kompletuar dhe ne vitin 1990 me urdher te Partise Komuniste nga larte, ju jeni konvertuar ne demokrat fallso dhe me kete maske skandalose arrite te pushtosh drejtimin e PDSH. Ju si kriminel qe jeni dhe si vrases i pa bese te kundershtarve tuaj dhe me mashtrime dhe dredhi, keni arritur per tu ngitur ne maje te piramides se drejtimit te Shtetit ne Republiken e Shqiperise. Jemi plotesishte te bindur se supermashtruesit Sali Berisha dhe familjes tyre, ju kane rene ne koke halle shume te renda. Giithashtu muaj Shtato 2022 do te jete mjafte e veshtyre per Projektuesin dhe Drejtuesin e Sistemit te Shtetit te krimit dhe korrupsionit te organizuar nga Sali Berisha. Per tu perballur organet e drejtesise Shqiptare dha ate te Drejtesise Nderkombetare, me dosjen tuaj penale me nje veprimtari krimi dhe korrupsioni masiv te organizuar prej tridhjete vitesh te fundit. Ju o mercenar i shitur akoma kerkoni per te mbajtur te pushtuar PDSH. Ju si serbo-bolshevik qe jeni nuk keni asnje pike meshire, per shkatrrimin qe i kemi bere kesaj force te politikeberjes se te djathtes ne Shqiperi. Ju jeni autori kryesor qe keni shkatrruar instalimin e pluralizmit politik ne Republiken e Shqiperise. O komunist i ndyer serbo-bolshevik tani te ka ardhur radhe qe te vuajsh dhe per te dhene llogari para organeve te drejtesise shqiptare dhe te asaj Nderkombetare. Sepse e gjithe shoqeria e paster demokratike ne Shqiperi kane vuajtur dhe jane traumatizuar plote tridhjete vite, nga Sistemi Shtetror i krimit dhe korrupsionit i cili eshte organizuar nga terroristi Sali Berisha. Sitemi krimit dhe i korrupsionit i modelit te berishizmit tani ne vitin 2022 i ka skaduar afat veprues. Ky sitem shtetror i berishizmit-katovician eshte me i keqi i te gjithe koherave te historise se njerzimit shqiptar. Tani i ka ardhur radha qe Sistemi i degjeneruar Shtetror i Berishizmit, te zevendesohet me Sistemin Shtetror Demokrati te Modelit te SHBA.

    Përgjigju
  • populli: 26/08/2022 09:16

    epo te kesh mbiemer Valter e emer Halit...ne Shqiperi na qellon. E megjithate bravo çuno !!!

    Përgjigju
  • Gole: 26/08/2022 06:17

    Beqir Valteri ja bëri si burrat,i bëri atentat Zogut dhe shkoi e u mbyll në hale' ! Pastaj erdhën komunistët dhe e nxorrën nga haleja për t'a futur në mut,myslimanin gjerman... Haliti,po ecën në gjurmët e të parëve..skenar i qartë qëllo pas shpine dhe fshihu në mut! Është investuar kundër Like maskarait,me porosi nga " matanë oqeanit" ëëë? Edhe ata " miqtë" njeri gjetën për këto punë

    Përgjigju
  • xhaxha parandili: 26/08/2022 02:01

    BRAVO O HALIT DJALI ,,,O HALIT XHANI,,,,ILIR META DHE SALI BERISHA DUHEN VARROSUR TE GJALLE PER KRIMET QE I KANE BERE POPULLIT SHQIPTAR NE 30 VJET.....

    Përgjigju
  • Xen gërdeci: 25/08/2022 18:43

    Pse pëllet o Like djali Të dhëmb Suma Të ka hyyy Cari

    Përgjigju
  • Baba tomori: 25/08/2022 17:34

    Inshalla fjala jote ne vesh te tmadhit , ky kastravec duhet te jete shembull per te tjert per aq vite vjedhje qe beri ky bashk me kastravecet e tjer shqipria do ishte nje svicer e dyte

    Përgjigju
  • Uakbar: 25/08/2022 17:32

    Bravo Halit je nje misliman i devotshem dhe do fitosh votat nga xhemati qe te do e respekton aq shume. Allahi qofte me ty dhe ra bofte drite se je kokrra burrit. Po ke nevoje na thirr se ne te xhamise te rruga kavajs te duam shume e te dalim deshmitar ku te duash dhe per ke te duash. Klm

    Përgjigju
  • marine: 25/08/2022 16:50

    bravo valter burri , keshtu me qene edhe nja 10 veta si ti edhe me i zeru keta gjithe , qe sa vite njejtat fytyra edhe prap nuk e leshojne . se ca duan me vetem me marr gjithe shqiperine me e ngrene komplet , si nuk u ngopen as nga korrupsioni .

    Përgjigju
  • Gjergj Budina: 25/08/2022 16:46

    O Ilir prasi e hongre si zonjat ksaj radhe ska shanc mo se ka hik analfabetët e malokut Salmut me 7 klas shkoll si Tom Dreçi me shok e Gjin Kapartoni me shok o Öike kodosh kok bosh u bone kaposh më keq se kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ] me 7 klas shkoll.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ Anulohet seanca e nesërme plenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos

EKSKLUZIVE/ Anulohet seanca e nesërme plenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos