Protesta e zhvilluar ditën e shtunë në Rrugën e Kombit nuk ka kalur pa u prekur nga mediat botërore. Prestigjiozja REUTERS ka shkruar një artikull ku në qendër ishte protesta e zhvilluar ditën e djeshme. Duke i'u referuar mediave lokale Reuters ka postuar imazhe të protestës.
Një turmë e madhe protestuesish të zemëruar në rrugën kryesore që lidhin Shqipërinë me Kosovën, sulmuan policët me gurë dhe i vunë zjarrin stacionit me pagesë të shtunën, treguan imazhet televizive.
Mijëra banorë të qytetit verior të Kukësit ishin mbledhur në zonë për të kërkuar heqjen e tarifës.
Qeveria tha të enjten se tarifa më të ulëta do të vendoseshin për përdoruesit e shpeshtë.
"Kjo është vjedhje", tha një protestues i zemëruar gazetarëve. "Ky taksim dëmton të gjithë shqiptarët në Kukës dhe Dardaninë (Kosovë)," protestuesit thanë për tarifat se ishin shumë të larta, duke filluar nga 2.5 euro për një motor në 22.5 euro (27.72 dollarë) për kamionë të tonazhit të rëndë.Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se dhuna ndaj pronës dhe policisë do të dënohej.
"Shkelësit dhe ata që i kanë frymëzuar ata duhet të ndalojnë të mendojnë se do të triumfojnë mbi ligjin",tha kryeministri Rama
Më parë këtë javë, kur u zyrtarizuan tarifat, kamionët e Kosovës i mbuluan automjetet e tyre me flamuj, kundër tarifës në “Rrugën e Kombit”.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se tarifa ishte "e tepruar". Puna në rrugë, e cila kalon nëpër terrenin malor, nuk është përfunduar plotësisht dhe Rama tha se ata që e përdorën duhet të paguajnë. Lideri i Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha tha se taksapaguesit tashmë kanë paguar një taksë rrugore dhe nuk ju duhet një tarifë e re.Shkrimi në REUTERS
(Shkrimi në prestigjiozen Reuters)