Jelekët e shpëtimit të refugjatëve
mesazh paqeje në ishullin grek

Jelekët e shpëtimit të refugjatëve<br />mesazh paqeje në ishullin grek
Një shenjë e shndritshme paqeje u shfaq në kodrat e ishullit grek Lesbos, ditën e Vitit të ri. Një grumbull i madh jelekësh shpëtimi të emigrantëve ishin transformuar në  një mesazh paqeje për mbarë botën.

Dhjetra vullnetarë të paqes dhe banorë të zonës ishin bashkuar për të formuar shenjën masive të paqes gjatë të premtes në ngushticën mes Greqisë dhe Turqisë, e cila tërhoqi padiskutim vëmendjen e të gjithë atyre që fluturonin për në Europë.

lesbos

E ndërtuar me më shumë se 3 mijë jeleke shpëtimi nga vullnetarët, simboli është një rrugë për të nderuar emigrantët dhe nxitur paqen. Vullnetarët e përfshirë në këtë projekt bënë thirrje për kalim të sigurtë të emigrantëve të cilët i largohen luftës, varfërisë dhe shtypjes.

lesbos

Më shumë se 1 milionë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Europë, duke kaluar nga Mesdheu, në 12 muajt e fundit. Ndërsa 3700 njerës u zhdukën në det vitin e kaluar duke u përpjekur që të kalonin.

lesbos

Ishujt grekë janë pika e parë europiane e mbërritjes.Ishulli Lesbos në veçanti ka patur një fluks të lartë të emigrantëve, për shkak edhe të afërsisë së tij me kufirin turk.

Më shumë se 500 mijë njerës kanë mbërritur nëkëtë ishull gjatë 2015-ës, duke u kthyer edhe në vendin e shumë tragjedive.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë

Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë