/ATSH-AFP/ - Al-Kaeda në Gadishullin Arabik (Aqpa) kërcënoi në një video se do të ekzekutonte një peng amerikan, njoftoi sot qendra amerikane për mbikëqyrjen e faqeve islamike të internetit SITE.
"Personi që shfaqet në këtë video është një fotoreporter i rrëmbyer në kryeqytetin jemenit në muajin shtator 2013", sipas SITE.
Luke Somers, 33 vjeç, shprehet se ishte rrëmbyer një vit më parë në Sanna. Ai kërkon ndihmë dhe konfirmoi se jeta e tij ishte në rrezik.
Në video, Nasser ben Ali al-Ansi, një drejtues i Aqpa, kërcënon me ekzekutim të pengut për tre ditë pas transmetimit të kësaj videoje, nëse SHBA nuk i përgjigjet kërkesave të grupit.
/Shqiptarja.com