/ATSH-AFP/ - Al-Kaeda në Jemen mori përsipër atentatin e përgjakshëm të 7 janarit në redaksinë e të përjavshmes satirike franceze "Charlie Hebdo", në një video të publikuar sot.
"Heronjtë kanë qenë të rekrutuar dhe kanë reaguar", deklaroi në një video në një faqe islamike në internet një prej drejtuesve të Al-Kaedas në gadishullit Arabik (Aqpa), Nasser Ben Ali al-Anassi.

"Ne, Al-Kaeda në gadishullin arabik, marrim përsipër përgjegjësinë për këtë operacion", shtoi ai.
Drejtues i degës së Al-Kaedas vendosur në Jemen iu referua autorëve të atentatit kundër gazetës franceze, vëllezërve Kouachi.
"Operacioni u krye me urdhër të emirit tonë të përgjithshëm, Ayman al-Zawahiri dhe konform dëshirës të pasvdekjes të Oussama ben Laden", shtoi ai.