SANAA - Një avion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (CICR), i ngarkuar me 16 tonë ndihma mjekësore, u ul sot në Sanaa, Jemen, në vendin e rrënuar nga sulmet e koalicionit arabo-sunit, njoftoi zëdhënësja e kësaj organizate për Jemenin.
"Bëhet fjalë për avionin e parë të Kryqit të Kuq i cili u ul në Sanna. Ai është i ngarkuar me 16 tonë ndihma mjekësore", deklaroi Marie-Claire Feghali.
"Kjo ngarkesë është e përbërë nga ilaçe dhe instrumente kirurgjikale", shtoi zëdhënësja, e cila ishte e pranishme në aeroportin e kryeqytetit jemenit në momentin e uljes së avionit.
"Nesër, një avion i dytë me 32 tonë ndihma mjekësore, gjeneratorë dhe pajisje për të pastruar ujin në spitalet e Sanaas do të mbërrijë", shtoi ajo./ATSH/
/Shqiptarja.com