SANA, 16 dhjetor /ATSH-AFP/ - Të paktën 25 persona, përfshirë 15 fëmijë, u vranë sot gjatë një atentati me veturë bombë kundër një pozicioni të milicisë shiite të Ansaruallahut në qendër të Jemenit, sipas burimeve të shërbimeve të sigurisë dhe të shëndetësisë.
Të 15 fëmijët u vranë kur autobusi i tyre u përfshi nga një atentat që ndodhi në Rada, në provincën e Baidas dhe që kishte për shënjestër shtëpinë e Abdullah Idriss, një nga krerët e milicisë shiite, njoftoi një nga burimet e shërbimeve të sigurisë që akuzojnë Al Kaedan./
/G.S/ a.jor.










