/ATSH-AFP/ - UNESCO dënoi sot një sulm të dukshëm kundër qytetit antik të Sanas, në Jemen, që ka shkaktuar pesë të vdekur dhe ka shkatërruar banesa të këtij qyteti të klasifikuar në trashëgiminë botërore të njerëzimit dhe e përshkroi si një "xhevahir" të botës islamike.
Ky zhvillim i fundit ndodhi një ditë para bisedimeve në Gjenevë, nën drejtimin e OKB-së, mes kampit të presidentit jemenit në mërgim, Abd Rabbo Mansour Hadi dhe atij të rebelëve shiitë në përpjekje të krijimit të kushteve për një qetësim të konfliktit dy mujor.
Arabia Saudite, që ndërmori në prej fundit të muajit mars sulme ajrore kundër Houthis, përgënjeshtroi faktin se qëndronte prapa sulmeve në Sana duke theksuar se bëhej fjalë për një shpërthim të stoqeve të armëve të rebelëve.
Dëshmitarë dhe burime mjekësore kishin konfirmuar se një raketë e koalicionit kishte rënë në agim në lagjen Qassimi, ku ndodhen mijëra shtëpi të vjetëra disa shekullore./
/Shqiptarja.com