'Jemi në krizë, por kundër Teutës të fitojmë me çdo kusht!' Daja karikon Partizanin, Martini: Kujdes, të kuqtë janë të plagosur

Në prag të ndeshjes me kampionët në fuqi të Superligës, Teutën, te Partizani janë koshient se faza e parë u mbyll shumë larg pritshmërive.

“Sigurisht që kemi krizë rezultatesh pasi Partizani nuk është mësuar me kaq pikë. Duhet thënë se kemi paraqitur një lojë me ekipet e tjera ku nuk kemi qenë të dominuar, por dominues,”-deklaroi Ilir Daja, trajner i Partizanit.

Të premten java e 10 e Superligës do të nisë me Partizani-Teuta në orën 16:45 në ‘Elbasan Arena’. Trajneri i të kuqve Ilir Daja thotë se do të marrin me çdo kusht fitoren dhe do të hakmerren për humbjen e fazës së parë.

“Mendojmë që përballë kemi një ekip shumë të fortë dhe e vetmja mënyrë për ta mposhtur, pasi ne kërkojmë me çdo kusht 3 pikët, është që të jemi të gjithë bashkë në të dy fazat e lojës,”-tha Daja.

Edhe te Teuta rezultatet e fundit nuk kanë qenë aspak pozitive dhe për këtë arsye barazimi është një rezultat që nuk konsiderohet.

“E respektoj se është një klub me emër. Normalisht nuk është në formën më të mirë, por kësaj i druhem më tepër. Kur Partizani noton në ujëra të turbullta është më i rrezikshëm se kur është i plotë,”-u shpreh Edi Martini, trajner i Teutës.

“Nëse deri dje kemi thenë se ka një shans për t’u shkëputur dhe për të kapur vendet e para mendoj se kjo është ndeshja e duhur për të marrë tre pikë dhe do isha shumë i zhgënjyer nëse del ndryshe,”-deklaroi Sherif Kallaku, futbollist i Teutës.

Pas 9 javësh kampionat Teuta renditet në vendin e katërt me 13 pikë, 4 më shumë se Partizani i vendit të tetë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD