‘Jemi pa rrugë dhe tre muaj pa drita’ Banorët e Lekasit në Korçë në protestë

Banorët e Lekasit në Korçë, sot kanë protestuar për mungesën e energjisë elektrike dhe infrastrukturës. Mungesa e  energjisë prej gati tre muajsh, kanë bërë që banorët të ngrenë zërin për kushtet e vështira me të cilat përballen si pasojë mungesës së energjisë.

Rrjeti i shpërndarjes është mjaft i amortizuar dhe krijon probleme të herë pas hershme. Veç mungesës së energjisë, banorët e Lekasit ankohen edhe për kushtet e vështira të rrugës që të çon atje. 10 fshatrave të kësaj njësie lëvizjen me automjete e kanë të pamundur.

Nga OSHEE Korçë bëhet me dije se problemi i mungesës së energjisë vjen si pasojë e dëmtimit të HEC-it të Marianit i cili u dëmtua si pasojë e reshjeve. Ndërsa si rrugë alternative është gjetur furnizimi nga Vithkuqi por me orare të reduktuara. Pritet sipas drejtorit të OSHEE Korçë që situata të zgjidhet përfundimisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë