'Jemi policë, ku e ke djalin?' Hajdutët hapin kasafortën me gurë fresibël, pronari: Morën 300 mijë euro (VIDEO)

Në orët e pasdites se djeshme tre persona janë futur në banesën e një personi, Taf Shabanit në Fushë Milot duke vjedhur shumën e parave që ndodhej në kasafortë. Shabani ka denoncuar rastin në polici dhe është shprehur se shuma që i vodhën është mbi 300 mijë euro, kursime të djemve në Itali prej 30 vitesh dhe vajzës që ndodhet në Tiranë. "Morën mbi 300 mijë euro" tha ai. Por si ndodhi vjedhja. Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë Hume Shabani e cila ka treguar për mediat ngjarjen.

E moshuara shprehet se autorët kanë qenë tre, pa armë, por me maskë ndërsa janë prezantuar si efektivë policie që ishin në kërkim të djalit të saj Xhevahir Shabani që ndodhet në burg në Itali, por sipas tyre ishte arratisur dhe po e kërkonin në Shqipëri. Hume Shabani thotë se autorët i kërkonin që të tregonte se ku e kishte djalin dhe ku i kishte fshehur armët. Me këtë pretekst ata kanë kthyer shtëpinë përmbys duke kontrolluar gjithçka deri sa kanë gjetur kasafortën dhe kanë marrë lekët që ndodheshin brenda. Report Tv sjell pamjet e banesës dhe kasafortës që u hap me gurë fresibël. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar. Zonja e shtëpisë shprehet se nuk arriti që ti njihte autorët pasi ka probleme me shikimin.

"Hapën derën dhe thanë ku e ke djalin, më thanë ku e ke futur se ka braktisur burgun? Unë thashë, jo nuk kam djalë këtu. Kontrolluan dhomat ku i ka armët djali dhe ku e ka dhomën. Njëra nga dhomat ishte mbyllur dhe tjera çelur. E hapën derën duke e thyer me shkelm dhe morën cfarë gjetën letrat e shtëpisë dhe gjithcka. Nuk e di sa lekë kanë qenë. Lekët e kalamajve që kanë punuar 30 vite në Itali dhe vajzës në Tiranë. U thashë si e gjetët shtëpinë time pa një operativ që erdhën nga Tirana.

Unë nuk shoh mirë, por njëri e hoqi maskën dhe e vendosi prapë. Kasafortën e prenë me gurë fresibel, u thashë cfarë jeni diversantë apo? Ishte rreth orës 05:00 pasdite kur ndodhi. Burri ishte duke pirë kafe te lokali. Nuk më lanë me lajmëruar burrin. Nuk e di a kishin armë. Vetëm thonin ku e ke djalin, se ka ikur, dhe ku i ka lënë armët, ata donin lekët dhe jo armët, e kuptova mbrapa. Kur ikën morën cfarë patën dhe më pas lajmërova burrin dhe dola jashtë. Lajmërova burrin ishte duke u dridhur. Pasi lajmëruam policinë erdhi. Djali është në burg, e kapën e futën në burg, nuk e di pse. Djali im (Xhevahir) ka një vit e gjysmë në burg ata thanë e ka braktisur dhe ka ikur" tha e moshuara, Hume Shabani.

Autorët duket se jo vetëm që ishin në dijeni të faktit se në banesën e Taf Shabanit kishte para të dërguara nga djali i tyre, por edhe të gjendjes shëndetësore të zonjës së shtëpisë që kishte probleme me shikimin duke përfituar dhe hyrë në momentin që i zoti i shtëpisë nuk ishte i pranishëm. Sipas burimeve nga policia deri tani janë disa persona të shoqëruar, ndërsa po punohet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Por kush është Xhevahir Shabani? Në datë 24 korrik të vitit 2015 ai është përfshirë në një ngjarje në Tiranë në zonën e 'Xhamllikut'. Makina e tij u gërvisht me një motoçikletë që drejtohej nga Emiljano Tasho dhe Xhevahir Shabani zbriti duke e ofenduar. Drejtuesi i motorit Emiljano Tasho sapo dëgjoi fjalët e Shabanit nxori pistoletën dhe e qëlloi dy herë në bark. Ndërkohë që prej një viti e gjysmë Xhevahir Shabani ndodhet në burg në Itali për vjedhje.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 21/11/2019 18:10

    300.000 euro kursime? Pak e veshtire per t’u besuar

    Përgjigju
  • Bruno: 21/11/2019 11:30

    Po djali pse eshte ne burg. Ka punuar shume ?

    Përgjigju
  • Daku: 20/11/2019 23:30

    Shqiponjat godasin folen e Skifterit

    Përgjigju
  • Justice: 20/11/2019 11:12

    Karma

    Përgjigju
  • Papi: 20/11/2019 10:36

    Kush ka leke te pastra ne itali ska pse i mban ne shqiperi sidomos ne shpi

    Përgjigju
  • Tutu: 20/11/2019 10:32

    Njerzit e dhtepise dhe fisi i bejne keto vjedhje..

    Përgjigju
  • Emi: 20/11/2019 10:30

    Nase i ke te deklarume si lek per se don me i majte ne shpi tu e dite se krimi po ban namin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë