Po afrohet festa e Krishtlindjes dhe pas saj ajo e fundvitit. Këto dy festa automatikisht na imponojnë zbukurimin e shtëpisë me aksesorë nga më të bukurit.
Sigurisht që këto festa kërkojnë shumë elegancë në përzgjedhjen e zbukurimeve për ambientin brenda dhe jashtë shtëpisë. Duhet të bëjmë kujdes në përzgjedhjen e pemës, të dritave dhe zbukurimeve të tjera të cilat të kombinohen jo vetëm me njëra-tjetrën por edhe me ambientin e dhomës. Do të ishte e papërshtatshme nëse zbukurimet do të ishin ngjyrë violë dhe arredimi i dhomës me ngjyrë të kuqe ose kafe.
Përveç zbukurimit të pemës dhe vendeve strategjike të shtëpisë, ideale do të ishte dhe zbukurimi I tavolinës. Për krishtlindje, një mbulesë tavoline me ngjyrë të kuqe, ose me dekorime festash, aksesorët e ushqimit me këto motive gjithashtu do të ishin një përzgjedhje e përshtatshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)