Viti i Ri dhe Krishtlindjet, si kanë ndryshuar ndër vite festimet në Shqipëri (VIDEO)

Dhjetor, muaji i dritave shumëngjyrëshe, i kartolinave, i aromës së drurëve që digjen në oxhaqe e soba, tymi që mbi çati i drejtohet përjetësisë… Dhjetor, muaji i buzëqeshjes në fytyrat e fëmijëve, i magjisë së babagjyshit dhe i dashurisë së përbashkët. Janusi besohet se ishte perëndi romake, ishte zoti i dualiteteve, i jetës dhe vdekjes, i së tashmes e së shkuarës. Muaji që na bashkon të gjithëve për disa ditë duke harruar problemet dhe streset e përditshme! Teksa hapin e hedh në rrugët e qytetit tim pyes veten se si festojnë të tjerët, si kanë festuar më herët… kartolinat, ah sa më mungojnë ato… u bënë vite që nuk e kam marrë një, edhe pse dhuratat kanë qenë të shumta, magjia e tyre është e pakrahasueshme. Zonja Lirika me siguri duhet të ketë ndonjë për të më treguar.

Gëzuar vitin 2018, të jetë ky vit sa më i mirë, i mbarë të keni shëndet e lumturi me njerëzit e dashur. Ju duam shumë Kevin Joana. 24.12.2017. Kjo është kartolina që ka marrë zonja Lirika. Unë në fakt zonja Lirika kam shumë vite pa e parë një kartolinë me sy. Si ndiheni që e keni një?

"Ndihem krenare sepse është kartolina që e ka marr nga nipi im. Mu bë qejfi me thënë të drejtën,  kjo kartolinë më ka ndjell gëzim dhe prandaj kam vendosur ta mbaj dhe ta ruaj", thotë ajo.

Keni ruajtur kartolina nga e shkuara?

zonja Lirika: Natyrisht që kam marrë kartolina jashtë mase, sidomos në kohët më përpara. Para boteve 90. Ato kanë qenë kartolina shumë të bukura. Ish nxënësit e mi të dashur minkanë dërguar dhe kanë shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për mësuesen e tyre e cila nuk ka pushuar së luftuari për tu dhënë dije që ata të jenë të aftë për të shërbyer për të ardhmen. Edhe pas viteve 90 kam marrë kartolina por me zhvillimin e teknologjisë dhe të rrjeteve sociale tani çdo gjë bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale. Por edhe kjo është një kënaqësi sepse dikush, edhe pse nuk e kam parë për një kohë të gjatë, urimin e tij e kam nëpërmjet rrjeteve sociale

Por sa ka ndryshuar me kalimin e viteve atmosfera e vitit të ri? Të moshuarit me siguroi kanë shumë nostalgji!

"Ka ndryshime. Ka zbukurime më të bukura tani, dhe kjo nën të mundur të ngjalli atmosferën e festës".

"Kam përshtypjen se dritat janë spektakolare,  sepse pavarësisht zbukurimeve, njerëzit kanë shumë halle, shumë vështirësi krahas gëzimit kanë edhe vështirësi në të jetën kohë sepse jo të gjithë mund ti festojnë festat e vitit të ri ashtu siç duan dhe ashtu siç dëshirojnë. Gjithmonë ka pas probleme. Megjithatë kur të jepet mundësia për të festuar të festosh me sado pak. Të largon nga hallet e përditshme që ke".

"Festa të ngjall gëzim, por nuk është se kemi atë gëzimin që kemi pas më përpara me thënë të drejtën"

"Ndjehesh që je në atmosferë feste por pak nostalgji për ato që ke kaluar, sa ke arritur në jetë"

"Faktikisht nuk na bën përshtypje,  se ka vit të ri apo nuk ka vit të ri. Ne i kemi përdorur dhe i përdorim vazhdimisht ushqimet që duam. Mund të përgatitet ndonjë gjë e veçantë, por jo se nuk e hamë pulën, jo se nuk I hamë frutat. Në atë kohë vërtetë ishte e vështirë se nuk kishim dhe kur mbushej tavolina e vitit të ri dukej... të kënaqej shpirti".

Për ne vajzat është shumë e vështirë të rrimë të bukura, të veshura e të lyera në pritshmërinë e atyre që na rrethojnë, a nuk janë vallë festat për të qenë sa më vetvetja dhe rehat pranë njëri tjetrit? Zonja Lirika paska gjetur mënyrën për të vendosur një ekuilibër!!!

"Në pjesën e fillimit, si për hapje edhe kemi ndonjë fustan të bukur, ndonjë fustan të kuq, do e veshim për vitin e ri, pastaj të gjithë si familje kemi blerë këto bluzat e vitit të ri me kaproll  dhe me tuta. Pastaj shijojmë momentin . Impaktin i parë që japim në ceremoni pastaj jemi rehat", thotë ajo

Edhe zonja Lirika, kishte vetëm 1 kartolinë të mbetur në shtëpinë e saj, i kemi harruar zakonet e vjetra me sa duket të dhuratave 20 lekëshe por me vlerë të pa llogaritshme. Megjithatë sot në modë janë dhuratat e paketuara mirë, tani do të takoj Valentin pranë postës, i cili dorëzon shumë të tilla gjatë gjithë vitit e aq më tepër në ditët e veçanta.

Valentini: Me kalimin e viteve fluksi është rritur. Por gjithmonë fundi i vitit ka më shumë fluks.

Pra shqiptarët vazhdojmë akoma me mënyrat tradicionale?

Valentini: Po. Ka ndryshuar format por nuk është humbur tradita e fundvitit.

Kush emocionohet më shumë?

Valentini: Mendoj që lumturon më shumë kur dorëzojmë pensionet.

Të lenë ndonjëherë bakshish?

Valentini: Tiranës ndihen keq po nuk e lanë

Si ndihen gocat kur marrin pakot?

Valentini: Normalisht ndihen shumë të lumtura.

Ty të falënderojnë me ndonjë dhuratë të vogël?

Valentini: Ka raste që edhe falënderojnë. Japin ndonjë puthje

Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë.  Por për mua, për këtë fundvit imazhi i DEAS është zëvendësuar me Erisën e cila më jep shumë shpresë dhe forcë për të vazhduar jetën time me forcën dhe mirësinë që ajo mbart. Erisa është një vajzë ekstremisht e veçantë pasi ajo nuk dëgjon, por nuk ka asnjë ndryshim nga unë, e as nga ti.

Erisa:  Jam 16 vjeç, më pëlqejnë lëndët e profesionit piktura rrobaqepësia

Si i përjeton festat e fundvitit?

Erisa: Mblidhemi të gjithë bashkë, festojmë argëtohemi,

Bëni kartolina, dhurata?

Erisa: Bëjmë surpriza njëri-tjetrit në familje

Të emocionon?

Erisa: Po shumë. Jam e lumtur që kaloi një vit, jam më e rritur dhe më e lumtur. Në familje e kam pak të vështirë komunikimin por përpiqemi të merremi vesh me gjeste. Mundohemi të gjejmë një mënyrë të ndërmjetme. Ndonjëherë edhe mërzitem, ndihem keq kur nuk merrem vesh me prindërit e mi.

Fetsat e fundvitit i duan fëmijët e çdo kohe, njëri prej tyre është edhe Ervin Bushati i cili na pret për të ndarë emocionet e tij me ne. Ai është baba i tre djemve por seç kam një përshtypje që ai ka shumë kujtime nga fëmijëria e tij. Le ta zbulojmë!

Bushati: Lodrat që shpërndaheshin atëherë, sipas pozicioneve të punës, ndaheshin mes kolektivit. Mbajnë ende që kam marrë një pushkë që bënte ca drita të vogla. Im atë punonte tek ministria e ndërtimit dhe i ndanin. U thye shumë shpejt. Ishte situata e festës shumë interesante

Çfarë bënin prindërit e tu?

Bushati: Flet sikur ka 100 vite që ka kaluar. Nuk ka të bëjë çfarë ka mbi tryezë, mban mend si ndihesh jo çfarë merr nga ana materiale dhurata. Ishte situatë që bëheshin shumë festa nëpër shkolla, vendet e punës.

Si ndihej një fëmijë dikur me festivalin e fundvitit me orar të kufizuar?

Bushati: E para ka qenë pa ngjyra, ka qenë bardh e zi. Shikonim non stop të njëjtin film vizatimor që kishin entuziazmin e diktaturës por për fëmijët kishte festë gjithsesi. Ato evente që ishin atëherë dukeshin më të rëndësishme se nuk kishte nga këto siç janë sot, rrjetet sociale interneti. Kam përshtypjen që është e njëjta ndjenjë familjare. Gatimet kanë qenë të njëjta siç janë edhe sot. Gjeli detit bakllava kadaif sallatë ruse. Të njëjtat gjëra janë edhe sot,

Por a është edhe Ervini nostalgjik për festat e së shkuarës? Tingëllon të ketë qenë shumë atmosfere e ngrohtë….

Bushati: Sot është më mirë, s'jam nga ata nostalgjikët që them ishte më mirë kur ishte më keq . Ka qenë më keq por ne ishim në një moshë që na dukej festive. Kam nostalgji por të përmbajtur. Çfarë ndjesish të japin festat? Më pëlqejnë. Shpirti e fryma e vitit të ri dhe krishtlindjeve. Do doja që të gjithë njerëzit të kishin këtë frymë festiviteti gjatë gjithë vitit. Përderisa arrijmë të jemi kaq të mirë me veten dhe të tjerët për një muaj pse të mos e bëjmë për 12 muaj

Kur ishe adoleshent çfarë dhuratash bëje?

Bushati: Këtë pjesë nuk e  mbaj mend mirë. Dhurata tipike, nuk kam qenë edhe ndonjë tip shumë kreativ të bëja ndonjë pikturë apo qebdisje apo ndonjë gjë të veçantë?

Kartolina?

Bushati: Mbaj mend që e kemi pas si ritual me gjyshen që më merte më pinte tek pallati kulturës dhe bënim një bisedë si rë rritur bisedonim kur mbaronte shkolla

Një hapje zemre?

Bushati: Mendje më shumë, s mendoj që ka ndonjë ndryshim mes mendjes dhe zemrës

Si i përjeton bashkëshortja festat? Mezi pret ti çosh dhurata ?

Bushati: Mezi pret të çoj kalamajtë në shkollë pasi mbrojnë festat

Kush gatuan më mirë, mami apo gruaja?

Bushati: Unë. E kam si pasion antistres. Me gatimet mërrem unë. Për krishtlindje do bëj thierrza me kotekino, mish italianësh.

Krishtlindjet festohen nga mbarë besimtarët e krishterë, por kjo festë mori më shumë peshë pas kurorëzimit të perandorit të pare romak në perëndim, atë të Karlit të Madh. Pas pashkëve kjo është festa më e rëndësishme për besimtarët e krishterë. Jezu Krishti lindi nga Mëri në Betlehem, rrugës për në Nazareth dhe besohet se është Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar që zbriti në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Tani kjo ditë kremtohet çdo vit me 25 dhjetor në një meshë të veçantë dhe duke shkëmbyer dhurata mes miqsh e familjarësh.

Teksa ecim rrugëve të qendrës së stolisur, dua të zbuloj më shumë se si i përjeton një adoleshente këto festa të magjishme....

Ira: Në momentin që marr pushimet më pëlqen të rri në shpi, të shoh filma me elementët për krishtlindje, qendra është destinacion i preferuar. Me familjen mund të bëjmë drekë ose darkë për krishtlindje ndërsa për vit të ri e zgjerojmë edhe më shumë. Me gjyshërit të afërm të tjerë. Viti i Ri ka ndjesi tjetër të jep emocion më të madh. Dhurata i bëj personave të ngushtë. Uroj mamin e para, motra babi. Duke qenë se gjithmonë prindërit bëjnë gjithmonë bëj edhe unë diçka. Mami gatuan, mundohem ta ndihmoj. Ushqimi i preferuar, sallata ruse mezi e pres fundvitit për sallatës ruse. Sa herë kalon një vit ndihet ideja që po rritesh, përgjegjësitë. Të jep një energji të re, të janë rritur përgjegjësitë por je edhe më e lirë se je më e rritur. Shkolla universiteti,  si do rrjedhi jeta ime, çfarë do bëj me të ardhmen. Mesataren e kam 9.3, mundohem ta çoj më shumë. Më pëlqejnë flokët e sheqerit, do marrim? Po

Përveç flokëve të sheqerit ça të pëlqen më shumë?

Ira: Kakao, vera e ngrohtë. Duket sikur është e lidhur me anën psikologjike të ngrohin

Di që je në kurs gjermanisht? Do të ikësh?

Ira: E mendoj për studime. Nuk dua të iki

Si e shikon Shqipërinë? Gjendja sociale ekonomike të pëlqen? 

Ira: Për rininë nuk e shoh mjaftueshëm për tu zhvilluar, për një profesion

Megjithatë thua që do iki për studime do kthehem prap?

Ira: Po sepse mendoj që nëse ikim të gjithë ne rinia kush do e bënte ndryshimin pse jo të marrim një frymë tjetër jashtë dhe të vijmë këtu je angazhuar politikisht? Jo deri tani jo. Por nëse më del një mundësi në të ardhmen pse jo

Mësova shumë gjëra që nuk i dija nga të gjithë miqtë e mi që më rrëfyen ndjesitë e tyre. Amerikanët na quajnë “millenialls”. Jemi fëmijët e shekullit të ri, dhe se si festojmë ne do të jua tregoj menjëherë me Klein dhe Irena

Klei, bën dhurata për vit të ri? Kartolina? Çfarë të pëlqen më shumë?

Klei: Çfarë na ke kujtuar tani, kartolinat. Ka ikur koha e kartolinave, nuk ka më kartolina dhuratat janë më .... nuk bëhen fare, kanë ikur këto, ka ndikuar pjesa e pandemisë, jemi bërë më familjarë nuk para dalim shumë

Irea: Oraret që na kanë kufizuar, është fokusi te familja

Po kartolina bëni?

Irea: Tani është bërë traditë, çdo natë viti ri dërgohen mesazhet në rrjetet sociale, kartolina kanë dalë pak jashtë mode. Mendoj se duhet të rikthehet. Simbol shumë i bukur na kujton fëmijërinë

Klei: Kishte më shumë ndjenjë kartolina, sado që ishte një copë letër ishte më e sinqertë. Sot çdo gjë është bërë copy paste, stp ngjall ndonjë emocion. Atëherë ka pasur ngjyra teëajo, sot është bardh e zi

Në prag të vitit 2022, në Shqipërinë tone të vogël duket se janë thyer edhe stereotipat gjinore. Ja çfarë dëshirash kanë Irea me Klein!

Çfarë të pëlqen më shumë? Qëndrimi me familjen apo dalja me shoqërinë?

Klei: Për mua viti i ri është edhe më i veçantë sepse Natën  vitit të ri kam edhe ditëlindjen e babait tim, kam një arsye më shumë për ta festuar,  tek pjesa e familjes më shumë.

Irea: normal që familja ka pjesën e vet por edhe shoqërinë nuk do doja ta shkëputja nga nata e vitit të ri. Argëtimi me shoqërinë e plotëson festën e Vitit të Ri

Për asnjërin prej nesh nuk mund të mungojnë nga këto festa ata që na kanë dhënë më shumë dashuri. Gjyshërit! Janë ata që edhe nëse nuk janë më në jetë mbeten për secilin prej nesh shpirti i festës.

Nga gjyshërit çfarë mbani mend?

Irea: gjyshërit sikur e bëjnë atë mbledhjen, japin ngrohtësinë, është shtëpia e gjyshit që i bën të gjithë bashkë. Kanë një rol të madh

Klei: më pëlqen më shumë se gjithsecili është me familjet e veta, për mua primare është familja, më mërzit fakti se pse një ditë të caktuar mblidhen ma familjet të gjithë. Dua të ishte më shpesh. Më mungon karantinë vetëm për këtë pjesë.

Dy të rinj që kanë një ritëm jetese shumë të vrullshëm, sa tradicionalë janë? A kanë dëshirë dhe vullnet për të bërë përgatitjet e festave? Si janë sot të rinjtë?

Klei: Ne presim me padurim Bakllavanë që nis një javë para, edhe ti që përpiqesh ta ndihmosh  është gjë e lezetshme që të mundin shumë. Unë merrem me pastrimin e arrave, te shërbeti

Irea: jo nuk jam tip i gatimeve, mundohem ta ndihmoj, ndonjë prerje frutash perimesh, kontrolli i pjekjes

Prisni vizita?

Irea: Po, jo aq të shpeshta sa dikur, por po, dajat xhajat hallat tezet

Je e detyruar ta kesh shpinë të pastër?

Irea: Nuk e mohoj dot, pasi mblidhet darka është e pamundur të flitet gjumë dhe të jetë gjithçka në rregull

Si kamë ndryshuar ndjesitë tuaja që kur e mbani mend veten?

Irea: Me kalimin e viteve ka goxha ndryshim, mezi i presim, na nevojitet pak ajo ndjesia e festave.

Klei: është si pushimet verore, më shumë pjesa e pushimit, je më I lehtësuar në fundvit. Kur ishim të vegjël ka qenë atmosferë tjetër një muaj para, zbukurimet e shtëpisë, zbukurimet i bënim me letër. Më bukur ka qenë

Irea: fëmijët merrnin më shumë dhurata, ajo ishte pjesa më e bukur, marrja e dhuratave.

Çfarë doni të ju sjellë babagjyshi këtë vit?

Klei: Vetëm shëndet

Irra: Është gjeja e vetme që na duhet

Klei: Bëri mirë që ra kjo pandemia, e kishim harruar këtë pjesë. Ka edhe anët pozitive

2021 iku si një vit plot sfida për të gjithë botën e cila luftoi me pandeminë, në shumë vende njerëz kanë humbur jetën për shkak të luftës, të tjerë ndërruan jetë në përpjekje të gjetjes së një të ardhmeje më të mirë dhe sa e sa shumë histori të trishta ka. Por shumica prej nesh, kur bëjmë një rezume të asaj çfarë kemi arritur kuptojmë se kemi pasur më shumë se një vit më pare dhe më pak se një vit më pas. Shëndeti mbetet padyshim pjesa më e rëndësishme e kërkesave tona pasi pa të nuk bëjmë dot asgjë. Arritjet personale, profesionale dhe emocionale nuk janë të pakta dhe ajo që i kërkoj babagjyshit edhe për këtë vit është forca për të vazhduar këtë udhëtim të bukur të jetës. Të mbush kalendarin tim të kujtimeve plot ngjyra njësoj si bredhi që zemrat na i mbush me gëzim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjes/ Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit në kishën e Shna Nojt Laç

Vigjilje Krishtlindjes/ Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit në kishën e Shna Nojt Laç