Jeni në pushimet e para si çift? Ja 10 rregullat e arta që duhet të dini

Jeni në pushimet e para si çift? Ja 10 rregullat e arta që duhet të dini

foto ilustruese

Ky është viti i parë që bëni pushime së bashku? Nëse po, atëhere duhet të keni parasysh disa këshilla për të kaluar pushimet ideale me partnerin tuaj.

1.Fillo të zgjedhësh

Është e ndaluar t’i delegosh gjithçka tjetrit. Merr përgjegjësinë për të mësuar, për të shprehur preferencat tuaja. Sfida është për të gjetur një opsion që është i kënaqshëm për të dy.

2.Mos e lër të presë pafund

Duhet të mbërrini në kohë, që të tregosh respekt për kohën e njerëzve të tjerë. Çfarë do të bëni në qoftë se ai ju lë duke pritur për orë të tëra?

3.Mos e akuzo

Keni gabuar rrugë ose hoteli nuk është siç e kishit menduar? Ndoshta s’është nevoja për të fajësuar njëri-tjetrin. Kalojeni gjithçka me humor. Vite më vonë do ta mbani mend këtë përvojë me një buzëqeshje në fytyrë.

4.Llogari të përbashkëta

Është e rëndësishme për të sqaruar me ndershmëri dhe takt se si do t’i shpenzoni paratë. Mos pranoni të paguajë ai çdo gjë. Më mirë të jeni të pavarur dhe të luani në të njëjtin nivel.

5.Shfaqjet e tepruara

Edhe pse pushimet janë një ndër momentet më intime për çiftet do të jenë të natyrshme puthjet dhe përkëdheljet, por duhet t’i shmangni ato para të tjerëve, veçanërisht para miqve ose të afërmve tuaj.

6.Ftesa të papërshtatshme

Konsultohuni me partnerin tuaj para se të ftoni të afërmit apo miqtë të bashkohen me ju.

7.Jeto për veten, jo për të tjerët

Biseda, fotografi të vazhdueshme, tagg-im i vetes në çdo foto me një mijë zemra: Jo faleminderit! Ruajtja e privatësisë nuk është vetëm një çështje e mirësjelljes. Përdorni kohën për të qenë me të, gëzoni peisazhin, përjetoni kënaqësinë e lirisë.

8.Zakonet

Preferencat mund të jenë të ndryshme, por dy njerëz të destinuar të jetojnë nën të njëjtën çati duhet të gjejnë një marrëveshje për të shmangur debatet.

9.Humori i keq

Diçka ju ka mërzitur? Tregojani atij në mënyrë të qartë dhe duke përdorur një ton të lehtë.

10.Të përshtatesh…ose jo

Të duash njëri-tjetrin nuk do të thotë që të keni të njëjtin karakter ose jetë identike. Durimi, besimi dhe aftësia për të pranuar ndryshime ju lejojnë që marrëdhënia juaj të jetë e lumtur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat