Përveç se kanë shije të këndshmem, bananet përmbajnë shumë cilësi mjekuese dhe zbusin simptomat e shumë sëmundjeve. Janë të pasura me materie ushqyese, vitamina A, B6 dhe C, e po ashtu përmbajnë fosfor, mangan, magnezium, kalium dhe acidin folnik.

Për arsye të sasisë së madhe të vitaminës B, ndikojnë mirë në sistemin nervor. Zbusin gjendjen depresive dhe kanë efekt shtensionues, meqë proteinat gjatë tretjes krijojnë serotoninën, hormonin e kënaqësisë. Lëvoren shumëkush e përdor për qetësimin e lëkurës pas therjeve ose iritimit.

Bananet po ashtu janë jashtëzakonisht të dobishme meqë përshpejtojnë metabolizmin , prodhimin e hemoglobinës, rrisin forcën e muskujve dhe mënjanojnë opstipacionin. Gjatë tersjes humboin vetëm lëngun dhe një sasi të vogël të vitaminës A dhe C, porse materiet e tjera janë më të koncentruara sesa në bananet e njoma.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com