Jeni të shkurtra? Ja disa këshilla si
të visheni që të dukeni më të gjata

Jeni të shkurtra? Ja disa këshilla si<br />të visheni që të dukeni më të gjata
Nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh veshjen e duhur që të jetë edhe në modë, kjo bëhet akoma më problem kur nuk je mbi një metër e 70-të.

Duket se moda favorizon vetëm të gjatët, por në këtë artikull keni provat se nuk është gjithmonë kështu.

Ja disa rregulla si të vishemi bukur edhe pse nuk jemi 1 me 70-të:
 1. Pantallona e funde me bel të lartë: Zgjasin siluetën dhe theksojnë belin. Nëse pantallonat janë shumë të gjata mund të fshihni në to edhe një palë taka të larta. Gjatësia e garantuar.
 
2. Zgjidhni këpucë nudë ose që janë në të njëjtën ngjyrë me pantallonat. Në këtë mënyrë krijon vazhdimësi ndërmjet këmbëve dhe këpucëve duke krijuar një efekt gjatësie.
 
3. Bluzat dhe këmishat duhet të futen brenda pantallonave. Nëse je e shkurtër bluza apo këmisha mbi pantallona mund të “vjedhë” një pjesë të këmbëve dhe nuk është zgjidhja e duhur.
 
4. Zgjidhni funde e fustane me prerje asimetrike. Prerja asimetrike në fakt “mashtron” syrin dhe bën të dukeni më të gjatë.
 
5. Shmangni fundet që arrijnë në mes të pulpës. Këto lloj fundesh presin figurën dhe të nxjerrin “zbuluar” zgjidhni më mirë një veshje të gjatë ose shumë të shkurtër.
 
6. Zgjidhni linjat vertikale. Rrobat pantallonat, fundet, fustanet, zgjidhini gjithmonë me modele vertikale sepse krijojnë idenë e lartësisë.

Redaksia Online
(J.SH/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar