Jeniçerët e Berishës

Jeniçerët e Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha

Si në jetën e përditshme edhe në deklaratat mediatike kamikazët e së ligës së shqiptarve po përshfaqin një nivel mjeran.

Të sulmosh Ambasadoren USA duke i bërë gjoja qesherak mbiemrin dhe duke ja shndrruar atë në një emër (të nderuar) musliman, tregon jo vetëm një maskilizëm të fëlliqur por një nivel dhe formim të qelbëzuar.

Çdo dalje ose mesazh i Ambasadores USA është i Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe ta vësh në diskutim këtë fakt gremisesh veç në ferrin berishian.

Ambasadorja Yri Kim është nga më të drejtëpërdrejtat dhe goditëset që ka patur ai Institucion në krye, por eunukët e mëndjes dhe penës që lëpijnë plagët e Berishës direkt ose indirekt nuk merren me thelbin dhe të vërtetat që ajo thotë por me vetë atë. Dihet pse, dihet kush janë.

Do ishte e pavënd të ri’rendisja dëmin historik që i ka bërë Shqipërisë berishizmi, korruptimin dhe zhbërjen e vlerave morale të shqiptarve, vëllavrasjen, paburrërinë dhe skizofreninë e shndruar në sistem normal funksionimi.

Më e pakta që mund të bëjnë tashmë berishistët e pakësuar shumë në numër është të heshtin, bashkë me ta edhe shqiptarët që si perherë nuk zhgënjyen në apatine e tyre dhe nuk guxuan ta shporrin vetë të ligën por si gjithmonë dhe përherë, me sytë nga perëndimi e përtej oqeani presin tju vijë shpëtimtari i zullumeve që vetë kanë bërë dhe kanë lejuar.

Dihet që fyen i dobëti, ai që kërcënon varkëtarin edhe pse nuk e ka kaluar lumin akoma, jeniçerët e parapaguar të kasheut tashmë të vdekshëm, kanë humbur jo vetëm udhën por dhe kodin moral më minimal të shqiptarit, një grusht burrecash dhe jo vetëm, në një dëshpërim poshtërues gati gati qesharak më kujtojnë fiks atë shprehjen .. “asnjëherë mos fyej 7 njerëz nëse në kobure ke vetëm 6 plumba”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 04/08/2021 14:35

    Berishen po e pshurrin qente e rruges burrecat e mbrojne… ti pijne lengun bashke me shurren.

    Përgjigju
  • Pano: 04/08/2021 08:20

    Shkrim i perkryer po kujt ja shkruan. Populli yn eshte mesuar ta kete parmenden ne qafe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë