Aktorja 45-vjeçare ka pozuar toples për muajin janar të revistës “Allure”.
Ajo shihet e përqafuar me mikun dhe stilistin e flokëve Chris McMillian.
Jennifer shprehet se presioni më i madh ndaj saj ka qenë që nuk ka mundur të bëhet mama.
Aktorja thotë se nuk mund të mos quhet mama vetëm pse nuk ka lindur vetë një fëmijë pasi ajo kujdeset për kafshët, fëmijët, miqtë etj.
Përveç të tjerave Jennifer ka rrëfyer miqësinë me ish bashkëshorten e Brad Pitt, Gwyneth Paltrow.
Pitt u martua me Aniston në vitin 2000 dhe u nda në vitin 2005. Ndërsa, Pitt dhe Paltrow ishin të martuar nga viti 1994 deri në vitin 1997 dhe u ndanë pasi aktorja nuk ishte ende gati për martesë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)