ÇEKI – Ambasadori i Kosovës në Çeki, Hilmi Zogiani ka dhënë dorëheqjen. Lajmi e bëjnë me dije mediat kosovare, sipas të cilave, dorëheqja e diplomatit është e parevokueshme. Zogiani i ka drejtuar një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në Prishtinë, përmes së cilës ai njofton institucionet e Kosovës për dorëheqjen, ka konfirmuar Artan Behrami, këshilltar politik i ministrit Enver Hoxhaj.
“Është e vërtetë që Ministria e ka pranuar letrën e Zogianit, përmes së cilës ai ofron dorëheqjen nga posti i shefit të misionit diplomatik në Ambasadën e Çekisë”, është shprehur Behrami.
Behrami, i cili njëkohësisht është edhe zëdhënës në Ministrinë e Jashtme, ka pohuar se arsyet për këtë dorëheqje, sipas letrës që ka dërguar Zogiani, janë të natyrës private. Sipas tij, Zogiani do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe diplomacinë e Kosovës në forma të ndryshme.
(aq/RTK/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com