Ajo pritet t’i kthehet fushatës elektorale në Komunën e Gjakovës që do të mbahen më 3 nëntor.
Dorëheqjen e saj e ka kërkuar edhe Behgjet Pacolli, ndërkohë që gazeta "Zëri" shkruan se Bernard Nikaj pritet të jetë pasardhës i saj. Nikaj aktualisht është zëvendësministër i Tregtisë, ndërsa më herët ka qenë këshilltar politik dhe shef i kabinetit të ministres, Kusari-Lila.
Dita filloi me dorëzimin e raportit të punës së MTI Kryeministrit Thaçi, vazhdoi me mbledhjen e 12-të të KKZHE, tani mbledhja e Qeverisë, pastaj konferenca për media në MTI dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Ambasadoren zvicerrane për përkrahje të sektorit privat. Ditë e mbarë për përmbyllje të aktivitetit dhe punës time si ZV/Km dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë. Punë të mbarë për të gjithë dhe ju priftë e mbara! Mimoza
(Redaksia online)
sg/shqiptarja.com
