Jep dorëheqjen presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell pas akuzave për blerjen e Neymar. Lajmin për dorëheqjen e Rosell e dha e përditshmja spanjolle afër ekipit të Barcelonës, ‘El Mundo Deportivo’. Sandro Rosell u zgjodh në 2010, presidenti i 39 në historinë e ekipit të Barcelonës. Ndërsa blerja e Neymar ka përfunduar në gjykatë për mashtrim.
Barcelona deklaroi se blerja e talentit të Santosit kushtoi 57 mln Euro, ndërsa në media kanë dalë raporte, të cilat tregojnë që transferimi i ka kushtuar ekipit katalanas më shumë se 90 mln Euro.
Rosell ka deklaruar në 19:30 largimin zyrtar nga Barcelona. “Për gjatë katër viteve, kemi vepruar si njerëz të përkryer për Barcelonën, kemi sjellë sukses. Barça tani është e admiruar anë e mbanë botës.
Pas zhvillimeve të fundit, ka qenë një kohë jo e mirë për familjen time, kemi marrë kërcënime dhe kjo është arsyeja pse kam dhënë dorëheqje të parevokueshme si president i Barcelonës”, u shpreh Rosell.
Josep Maria Bartomeu ka kaluar nga posti i zëvendës presidentit të Barcelonës te posti i presidentit të klubit deri në 2016, pas dorëheqjes së Sandro Rosell.
Presidenti i ri i Barcelonës, deklaroi se “Unë dua që të enkurajoj të gjithë tifozët që të na përkrahin edhe në të ardhmen.
E ardhmja e Camp Nou mbetet prioritet dhe ne do të luajmë për të ardhmen tonë në muajt e ardhshëm. Ne do të jemi shumë strikt në mbrojtje të klubit ndaj autoriteteve gjyqësore dhe sportive”, ka thënë Bartomeu.
Kontrata e Neymar
9.180.000 Euro është paga e deklaruar e Neymar
8.5 milionë Euro shpërblim për transferimin
17.680.000 shkon paga e Neymar me gjithë shpërblimet
637.500 Euro për kualifikimin në Champions
425.000 Euro për kalimin e fazës së grupeve në Champions
850.000 Euro nëse Barcelona e fiton Champions-in
637.500 Euro nëse Barcelona fiton titullin kampion në Spanjë
850.000 Euro nëse Barcelona fiton Kupën e Mbretit
425.000 Euro nëse Neymar do të fitojë Topin e Artë
/Shqiptarja.com