Jepe dorëheqjen Ilir, mbaje fjalën

Jepe dorëheqjen Ilir, mbaje fjalën

Presidenti Ilir Meta

Që Partia Socialiste e ka fituar mandatin e tretë (të paktën nga numurimi i kutive të votimit deri tani) kjo as nuk diskutohet. Që Partia Demokratike do të qëndrojë në opozitë, dhe se LSI-ja, ka pësuar goditje të madhe elektorale, dhe kjo nuk diskutohet. Por problemi qëndron në faktin se, a do ta mbajë Iliri premtimin. Ai ka deklaruar 1 javë më parë se “në rast se Rama merr 71 deputetë, jap dorëheqjen”. Erdhi koha Like, duhet të mbash fjalën, “burri është burrë”, ke thënë ti.

Në rast se ke qenë “tapë”, atëhere ndryshon puna. Por kur ke deklaruar dorëheqjen, ishe më esëll se kurrë. Atëhere ik, ik dhe mos u kthe më kurrë në politikë. Ik se me ty pas kësaj, do të merret drejtësia. Por edhe sikur të mos ikësh vetë, Parlamenti i ri, do të nisë urgjentisht procesurat e shkarkimit tënd, për 1001 arsye. Ti e tensionove situatën parazgjedhore. Ti ke mbi 2 vjet që provokon dhe nxit dhunën në Shqipëri.

Ti ke mbi 2 vjet që ke dalë nga shinat Kushtetuese të postit që fatkeqësisht mban deri sot. Ti ke mbi 2 vjet që i ke shpallur luftë të hapur qeverisë , shqiptarëve, SHBA-së, BE-së, dhe kujdo ambasadori që vlerëson me të drejtë Edi Ramën. Ti ke futur në politikën shqiptare frymën e ndasive dhe urrejtjes. Ti ke tentuar të injektosh në mëndjen e shqiptarëve, ndasitë fetare dhe krahinore. Ti ke nxitur revolucionin dhe dhunën e masës ndaj institucioneve ligjzbatuese. Ti ke marrë në mbrojtje antiligjorët, dhe ke hedhur baltë mbi institucionet kushtetuese. Ti ke guxuar të prishësh zgjedhjet e lira, fushatën elektorale, dhe ke marrë në mbrojtje kandidatët e LSI-së që mes Tiranës kanë derdhur para për të blerë mandatin. Për këto dhe shumë arsye të tjera Like, duhet të ikësh.

Ti nuk je më president, por thjesht një kryetar partie në “mërgim”, pasi as postin e kryetarit të LSI-së nuk e merr dot nga Monika. Ike Like ikee, bashkë me LSI dhe Sali Berishë. Edhe sikur gjithë floririn të shkrish në furra elektrike ti, nuk ke shans të vish kurrë në pushtet. Edhe sikur gjithë apartamentet dhe vilat të shesësh ti, sërish nuk do të kesh më shansin të bëhesh ndonjëherë pengesë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Fitorja e 25 Prillit, ka shtruar tanimë trasenë e fitores edhe të 2 mandateve të tjera Like, dhe deri në 2030, Edi Rama do të jetë kryeministër Shqipërisë. Ike Like ikeee, bashkë me sorollopin e Presidencës, që e vure në shërbim të misionit tënd antikushtetues, dhe që shumë shpejt do të përgjigjeni para ligjit. Asgjë nuk ka mbetur dhe nuk do të mbesë pa përgjigje ligjore Like, “piano-piano piu lontano”. E di ti. Të korruptuarit dhe shkelësit e ligjit,(qofshin ata dhe kryetarë shteti) janë arrestuar edhe pas 30 vitesh, dhe janë kalbur në burg, për gjithçka kanë bërë. Shqiptarët nuk i harrojnë, skenat e dhunës Like, skenat e tmerrit me ulurima dhe britma nga ti dhe shpura tënde, që e dalldisur nga mashtrimi, kujtonin se ti ishe “Zeusi” mbi tokë. Por të paktën mbaj fjalën Like, mbaje fjalën, dorëhiqu, dhe ik, shko në Lalëz. Ndoshta atje do të ndjehesh paksa zot në vilën tënde…….

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)