TIRANË - Nga 1 janari, Ministria e Financave ka disbursuar një total prej rreth 6 milionë dollarë për rreth 120 mijë shpërblime lindjesh, të papaguara në vitë nga Qeveria Berisha. Instutucioni ka publikuar fondet e alokuara deri më 1 prill për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, nga të cilat rezulton se janë dibursuar pagesat e shpërblimeve të lindjes për 332 njësi vendore për një total prej 599,582,250 lekësh (afërsisht 6 milionë dollarë).

Ligji parashikon shpërblimin me 5 mijë lekë për çdo nënë që sjell në jetë një fëmijë, pagesa që nuk shlyheshin prej vitesh.