Në seancën gjyqësore Ridvan Sukaj, prokurori i çështjes ka kërkuar 28 vjet heqje lirie për 36-vjeçarin Armand Llakaj nën akuzën ‘vrasje me dashje me paramendim dhe bashkëpunim’ si dhe ‘armëmbatje pa leje’, ndërsa për 23 vjeçarin Marjus Tafën 23 vjet burgim nën akuzën ‘vrasje me dashje me paramendim në bashkëpunim’. Gjatë leximit të pretencës të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në sallë, ndërkohë që gjykatësi i çështjes Artan Gjermeni kërkoi shtyrje të vendimit të trupit gjykues për të mërkurën tjetër me arsyen e shqyrtimit të pretencës të sapo paraqitur . Dy persona të maskuar ekzekutuan me amrë zjarri Roland Rexhepin pranë banesës së tij në 22 korrik të 2009.