Jessica Alba ka bërë që e gjithë vëmendja të jetë mbi të në organizimin e mbrëmjes gala Baby2Baby ku është anëtare e bordit.

Fustani i saj ishte prerje “Barbie” me bust në ngjyrë “gold” dhe pjesën e poshtme dantellë të bardhë dhe pak të fryrë.

Ylli i filmit Sin City 2 ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Cash Warren.

jessica alba

E pranishme ka qenë edhe kolegia e saj Kate Hudson me të cilën ka realizuar disa foto “Mike dhe rivale” mode pasi edhe Kate ka shkëlqyer me një fustan pink të errët dhe të gjatë.

Ndërsa, herët gjatë ditës, Jessica kishte shijuar me bashkëshortin dhe dy vajzat shopping në Westfield.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)