Jessie J këndoi Live përreth 2 orë në sheshin e tejmbushur me mijëra dashamirës të saj dhe qytetarë të thjeshtë që zgjodhën ta festojnë Çlirimin “zgjuar” deri në pritje të “Natës së Bardhë”, festës të kthyer në traditë për kryeqytetin e cila përkon me përvjetorin e 70-të të çlirimit.
Britanikja Jessie J, qershia mbi tortë e këtyre festimeve, para këngës së saj të fundit "Bang Bang" ka bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare duke elektrizuar zemrat e mijëra shqiptarëve të pranishëm në shesh.
E veshur thjeshtë, me të zeza, me flokët gjysmë kapur kaçurrela, e zbukuruar me tualet fare të lehtë, Jessie J ‘’rrëmbeu" duartrokitjet e mijëra shqiptarëve të cilët pavarësisht shiut, nuk hezituan ta ndjekin atë teksa performoi Live në sheshin e tejmbushur të “Nënë Terezës”.
Me mijëra drita telefonash celularë ndriçuan sheshin “Nënë Tereza” teksa fansat shqiptarë të britanikes me famë botërore përpiqeshin të fiksonin përmes fotove e videove çdo moment të performancës elektrizuese të Jessie J.
Jessie J me energjinë që e karakterizon solli për publikun shqiptar hitet e saj më të famshme botërore si “Nobody’s perfekt” “Domino”, "Burnin Up", "Do it Like a Dute", "Price Tag", "Bang Bang" etj.
Para performancës energjike të Jessie J kënduan edhe shkodrania Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy” dhe zëri i njohur shqiptar Alban Skënderaj.
Përformanca e Jessie J në Tirane
FOTO/Përfomanca e këngetarës Jessie J në Tiranë
Jessie J: E mirëseardhur në Shqipëri, fjalë të ngrohta e lule në shtëpinë e kryeministrit Rama
Gjatë qëndrimit në Shqipëri Jessie J është pritur me lule e shumë fjalë të ngrohta në shtëpinë e kryeministri Edi Rama. Vetë këngëtarja britanike ka zgjedhur ta ndajë këtë moment të vecantë për të me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shkruan se ndihet mjaft e mirëseardhur në Shqipëri.
“Numri më i madh i fotove që kam bërë ndonjëherë brenda një ore, dhe shkova në shtëpinë e kryeministrit ku u prita me lule dhe kaq shumë fjalë të ngrohta. Ndihem kaq e mirëseardhur në Shqipëri. Faleminderit! Tani një dremitje e shpejtë përpara koncertit”, ka shkruar këngëtarja.
Elhaida Dani : Ditë e madhe për ne. Gëzuar të gjithëve!
Elhaida e ka çelur me “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ndërsa ka vijuar më tej me këngën e saj të parë në gjuhën italiane “Baciami e Basta”.
Një rastësi e këndshme për të, pasi këngëtarja e re shqiptare është prezantuar në audicionin e parë të “show talentit” Voice Of Italy (zeri i Italisë) pikërisht me këngën e Jessie J, “Mamma knoës Best”.
Në këtë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, Elhaida nuk mund të linte pa shprehur urimet për 70-vjetorin e çlirimit.
“Është hera e parë që unë festoj në Shqipëri këtë ditë kaq të madhe për ne. Gëzuar të gjithëve”.
Video/ Performanca e Elhaida Danit