Jeta e dyfishtë e Kyle Walker, mbrojtësi i Man. Cityt jetonte njëkohësisht me gruan dhe të dashurën
Goodman, Kyle Walker dhe Kilner
Lajmet e fundit që janë bërë publike rreth jetës private të mbrojtësit të Manchester City-t, Kyle Walker duken të pabesueshme. Futbollisti i kombëtares angleze prej dy vitesh ka zhvilluar jetë të dyfishtë, ndërsa ka mbajtur martesën me gruan e tij Annie Kilner, me të cilën u nda së fundmi, si dhe ka pasur lidhje edhe me modelen Lauryn Goodman, me të cilën ka edhe fëmijë.
Vetë Goodman zbuloi gjithçka gjatë një interviste për The Sun. “I thashë Kyle se duhej t’i tregonte gjithçka Annie-t. Kush është babai i vajzës sonë sepse ne duhet të jetonim jetën të lirë në 2024-ën. Nëse të gjithë e dinë se si është situata, atëherë mund të merren vendimet e duhura. Unë nuk doja të isha unë ajo që do i tregonte të vërtetën Annie-t, por Kyle ishte shumë i dobët për t’i thënë asaj.
Annie kishte nevojë të dinte të gjithë të vërtetën më parë se ajo histori të bëhej publike. Kyle ishte i lumtur që e fshihte të vërtetën, pasi kishte dy familje, ai kishte frikë se çfarë mund të ndodhte kur dhe nëse Annie e merrte vesh.
Nuk doja që ata të ndaheshin apo të vuanin, por ishte një situatë që duhej të dilte në dritë. Për të mirën e të gjithëve”, tha Goodman.
Vetë Goodman shpjegoi më tej se ishte ajo vetë që e informoi Kilner për atë që ndodhi me një analizë të ADN-së së vajzës së saj dhe madje edhe një foto të vajzës së bashku me Kyle Ëalker. Pas këtyre ndodhive çifti Kyle dhe Annie janë duke jetuar të ndarë, ndonëse ende anjëri prej tyre nuk ka bërë kërkesë për divorc, ndërkohë që kjo e fundit është shtatzënë me fëmijën e katërt të mbrojtësit.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.4%
-
Jo
4.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2900
Lajme të tjera
-
Ipswich Town ngjitet në Premier League pas 22 vitesh pritje
4 Maj, 16:23
-
Largimi nga Chelsea, Thiago Silva arrin akordin me ekipin e ri
4 Maj, 15:48
-
GOLAT/ Tri pikë 'me dhimbje', Arsenal fiton 3-0 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League
4 Maj, 15:30
-
GOLAT/ Ath. Bilbao fiton edhe me dy kartona të kuq, baskët shohin nga Championsi! Torino - Bologna ndajnë pikët, paqe edhe në Angli e Gjermani
4 Maj, 09:16
-
Vendosi 100 mijë paund baste, Sandro Tonali dënohet sërish
3 Maj, 16:58
-
GOLAT/ Tottenham në rënie të lirë, Chelsea e mund 2-0 në derbi! Spurs tre ndeshje pa pikë në Premier League
3 Maj, 10:02
-
Chelsea 'mbulon me ar' Antonio Conten, trajneri drejt rikthimit te Blutë! Napoli frenohet
2 Maj, 15:59
-
GOLAT/ Arsenal fiton 2-3 derbin kundër Tottenham, Man. Cityt mposht 0-2 Nottinghamin dhe i bën presion "Topçinjve" të Londrës
28 Prill, 18:05
-
GOLAT/ Lamtumirë titull, Liverpool dështon sërish! Armando Broja luan 4 minuta në barazimin e Fulham, Man. United turpërohet nga vendi i 19-të
27 Prill, 18:10
-
Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë
26 Prill, 16:50
-
GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin
26 Prill, 10:28
-
GOLAT/ Everton mposht Liverpoolin pas 14 vitesh, Man. United fiton në shtëpi! Tri pikë për Palace dhe Bournemouth
25 Prill, 09:51