Para disa ditësh u përhap me shpejtësi lajmi se ish-kapiteni i kombëtares ka dëshirë që të bëhet sërish baba. Mirëpo kjo nuk ëhstë surpriza e vetme që ka Lorik Cana për publik e tij. Në një intervistë rastësore me Julka Gramon në “You & Me” në NRG Radio, Loriku tregoi që jeta e tij do të vijë shumë shpejt në një dokumentar.
“Projekti është punë e një gazetari e regjisori shqiptar që ka punuar me vite si gazetar sportiv. Ai është një moshë me mua, karrierat tona janë zhvilluar njëkohësisht. Bëhet fjalë për një film dokumentar rreth një orë, një orë e gjysmë. Është xhiruar në gjithë vendet ku jam aktivizuar unë.
Shpresojmë që në fund të vitit të jetë gati premiera me një version të shkurtër dhe një version i gjatë për televizione dhe kinema,”- tregoi Cana.
Më tej ish-futbollisti i kombëtares rrëfeu se pjesën më të madhe të kohës ja merr fondacioni “Lorik Cana”, i cili ndërton infrastrukturë sportive në kopshte publike në vend, me synim angazhimin e fëmijeve në aktivitete sportive për një jetë më të shëndetshme.
Kujtojmë që vetëm para pak ditësh, Loriku u vlerësua me çmimin “Albanian Sports Ambassador”.